Me foton e 2 marsit, Meta 'bëhet president' 2 ditë para zgjedhjeve: Të shmanget çdo incident që dëmton zgjedhjet! Të tregojmë qytetari dhe kulturë demokratike

Me foton e 2 marsit, Meta 'bëhet president' 2 ditë para zgjedhjeve: Të shmanget çdo incident që dëmton zgjedhjet! Të tregojmë qytetari dhe kulturë demokratike

Ilir Meta

Në ditën e fundit të fushatës zgjedhore presidenti Ilir Meta teksa ka publikuar një foto të 2 marsit, bën thirrje që të tregohet qytetari dhe kulturë demokratike në këto zgjedhje, të cilat i konsideron të rëndësishme. 2 ditë para zgjedhjeve Meta ka "veshur" kostumin e presidentit, duke bërë thirrje që të shmanget çdo incident që synon të dëmtojë zgjedhjet Meta u ka bërë apel forcave të ruajtjes së rendit, Policisë së Shtetit dhe punonjësve të administratës publike, që të tregojnë integritet dhe të ushtrojnë detyrën e tyre.

“Prandaj , në këto orë të mbetura nga Referendumi historik i 25 Prillit, bëj thirrje, që të shmanget çdo incident artificial dhe provokim i qëllimshëm, që synon të dëmtojë zgjedhjet dhe imazhin e Shqipërisë. Një thirrje të posaçme, u drejtoj të gjithë forcave të ruajtjes së rendit, Policisë së Shtetit dhe punonjësve të administratës publike, që të tregojnë integritet dhe të ushtrojnë detyrën e tyre duke zbatuar me rigorozitet vetëm ligjin duke mos u bërë palë me politikën. E ritheksoj, që këto zgjedhje janë shumë të rëndësishme ! Sepse ato janë jo vetëm për 4 vite, por për të ardhmen e Shqipërisë dhe të shqiptarëve. Prandaj, të tregojmë qytetari dhe kulturë demokratike në këto zgjedhje sepse ato duhet të jenë një moment bashkimi dhe feste e demokracisë”, shkruan Meta.

Ky është një reagim i Metës ndryshe nga të tjerët që mund të kosiderohet brenda kornizave të kreut të shtetit, pasi siç nuk kishte ndodhur kurrë në historinë zgjedhore të Republikës së Shqipërisë ai ka qenë aktiv në fushatë, ndërsa është akuzuar se ka marrë rolin e "kryeopozitarit"Jo vetëm që ka dalë hapur kundër mazhorancës por ka bërë premtime elektorale, por ka premtuar ndryshimin e madh sipas tij pas 25 prillit. Madje mund të kujtojmë deklarata të Metës i cili ka kërcënuar edhe me "prerje dore".

Deklarata e plotë:

Të dashur qytetarë, nëna, baballarë, motra, vëllezër dhe ju të reja dhe të rinj!

Mbeten vetëm 48 orë, kur me votën tuaj ju do të përcaktoni vullnetin e Sovranit për drejtimin e vendit.

Të gjithë i kanë sytë te Shqipëria, vendi më problematik i rajonit dhe i Europës për zbatimin e standardeve të demokracisë dhe të zgjedhjeve.

Le të manifestojmë me qytetari dhe kulturë demokratike, vullnetin tonë të lirë për zgjedhjen e përfaqësuesve tanë në drejtimin e vendit.

Prandaj , në këto orë të mbetura nga Referendumi historik i 25 Prillit, bëj thirrje, që të shmanget çdo incident artificial dhe provokim i qëllimshëm, që synon të dëmtojë zgjedhjet dhe imazhin e Shqipërisë.

Një thirrje të posaçme, u drejtoj të gjithë forcave të ruajtjes së rendit, Policisë së Shtetit dhe punonjësve të administratës publike, që të tregojnë integritet dhe të ushtrojnë detyrën e tyre duke zbatuar me rigorozitet vetëm ligjin duke mos u bërë palë me politikën.

E ritheksoj, që këto zgjedhje janë shumë të rëndësishme ! Sepse ato janë jo vetëm për 4 vite, por për të ardhmen e Shqipërisë dhe të shqiptarëve. Prandaj, të tregojmë qytetari dhe kulturë demokratike në këto zgjedhje sepse ato duhet të jenë një moment bashkimi dhe feste e demokracisë.

Pjesëmarrja e çdo qytetari në zgjedhje është jo vetëm një detyrim qytetar, por edhe një akt i domosdoshëm patriotik.

Me votën tuaj të lirë, ju vendosni për Shqipërinë në Europë! Ju vendosni për Shqipërinë e shqiptarëve! Më 25 Prill vendosni Ju! Vendos Sovrani!

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë