Me gjysmë mushkërie, argjentinasi
Lange fiton medaljen e artë olimpike

Me gjysmë mushkërie, argjentinasi<br />Lange fiton medaljen e artë olimpike
Santiago Lange në moshën 54-vjeçare humbi gjysmën e njërës mushkëri, pas një lufte të gjatë me kancerin, por kjo nuk e penguar të fitojë një medalje të artë gjatë lojërave Olimpike “Rio 2016”.
 
Atleti argjentinas se bashku me parneteren e tij në lundrim Cecilia Carranza Saroli ka dalë i pari në Nacra 17 Mixed Multihull pas garës së zhvilluar të martën.
 
Lange është edhe garuesi më i vjetër në lundrim për Lojorat Olimpike. Ai u diagnostifikua me kancer vitin e shkuar, por kjo nuk e pengoi të merrte pjesë në “Rio 2016”. 

“Kjo mund të ndihmojë shumë njerëz të cilët kanë kaluar atë që kalova unë. Por unë dua të fokusohem në atë që arritëm si atletë. Sëmundja nuk ka të bëjë fare, ishte thjesht një gur në rrugën tonë. U fiksova të vija i përgatitur në Rio dhe ja arritëm”.- u shpreh Lange për CNN.

Redaksia Online
Xh.M/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron