Një investigim i gazetës britanike Daily Express ka zbuluar se trafikantët shqiptarë po vazhdojnë aktivitetin e kalimeve ilegale me gomone, pavarësisht masave të deklaruara në kanal nga Londra dhe Parisi. Ata marrin 3500 paund për person, dhe ata që tentojnë të mos paguajnë, përballen me kërcënime deri tek familjarët në Shqipëri.
Ndonëse vihet re një rënie të numrit të shqiptarëve që kërkojnë të hyjnë në Angli përmes kanalit të La Manshit përsëri mbetet një problem
“Ende vijon të lulëzojë ky trafik. Qeveria britanike duhet të veprojë dhe bashkërendojë me autoritete franceze për të ndaluar këtë trafik dhe autorët të vihen para drejtësisë pasi po rrezikojnë jetë njerëzish ” thotë avokati Naim Hasani nga Londra në një intervistë për Report Tv ku vë theksin tek bashkëpunimi i fortë.
Sipas marrëveshjes së lidhur mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar janë 3 çartera në muaj që kthejnë shqiptarët që kanë shkuar në Angli në atdhe.
Qeveria britanike ka shpenzuar gati 4 miliardë paund në 12 muja për sistemin e azilkërkuesve në Mbretërinë e Bashkuar
"Fatura për trajtimin e azilkërkuesve britani ka arritur një shumë marrëmendëse 4 miliarë paund vetëm gjatë këtij viti. Qeveria britanike ka bërë një ndryshim të axhendës së saj dhe caktuar si propritet ndalimin e varkave dhe ashpërsuar ligjet në Britani" tha Hasani gjatë intervistës për Report Tv
Ndërsa ritmet e ikjes në Mbretërinë e Bashkuara (MB) rezultojnë të kenë rënë këtë vit, sërish mbetemi shteti i parë për kërkesat për azil.
Të dhënat zyrtare nga Home Office, bëjnë të ditur se në tremujorin e parë të 2023 u shënuan gjithsej rreth 1036 kërkesa të reja për azil në Mbretërinë e Bashkuar, nga 1,440 në të njëjtën periudhë, me një rënie prej 28%.
S.G/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.5%
-
Të gabuar
68%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 3130
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rikthehet Broja, sulmuesi gjen minutat e para për këtë sezon me Everton U-21
26 Nëntor, 07:28
-
Arrestohet shqiptarja në Londër! Shkoi në protestat pro-Palestinës, dëmtoi kompaninë izraelite të armëve
23 Nëntor, 17:27
-
BOKS/ Londra ‘vishet’ kuqezi, Alban Bermeta dhe Nelson Hysa fitojnë me ‘K.O.’
23 Nëntor, 15:25
-
Rama njofton takimin me Diasporën të dielën në Londër: Radha me shqiptarët e Britanisë së Madhe, në rrugën drejt Shqipërisë 2030!
22 Nëntor, 18:09
-
U fsheh në Spanjë pas arratisë, ekstradohet në Angli 46-vjeçari shqiptar! Kreu i NCA: Trafikonte klandestinë nga Franca dhe Belgjika, siguronte pajisjet për organizatën (EMRI)
21 Nëntor, 22:15
-
Kështjella në Windsor bie pre e grabitësve, familja mbretërore në panik
18 Nëntor, 15:21
-
Berisha kërkon vota nga shqiptarët në Angli, vendin që e shpalli ‘Non Grata’: Keni rol në fitoren e opozitës, Ramën në Londër priteni me vezë dhe domate
17 Nëntor, 20:04
-
Iu gjet një arsenal me armë në makinë, dënohet me 14 muaj burg 19-vjeçari shqiptar në Angli (EMRI)
16 Nëntor, 15:33
-
Angli/ Pjesë e një rrjeti të shitjes së kokainës, 2 shqiptarët e arrestuar dënohen me rreth 8 vite burg në total! Kthyen banesën në bazë droge (EMRA+VIDEO)
15 Nëntor, 21:49
-
Kate Middleton u rikthehet zyrtarisht detyrave mbretërore për Krishtlindje
14 Nëntor, 19:28
-
Gjirokastër/ Trafiku i drogës dhe klandestinëve drejt Greqisë, ‘Crossborder’ godet grupin me 11 persona! 4 të arrestuar, 5 në kërkim dhe 2 nën hetim (VIDEO)
14 Nëntor, 13:21
-
VIDEO/ Skandal në Premier League, arbitri filmohet duke thithur pluhur të bardhë gjatë Euro 2024! Dyshohet kokainë
14 Nëntor, 11:09