Me gotë ujë dhe një thikë, turku dhunon brutalisht ish-gruan në një lokal pranë vajzës së tyre 4-muajshe

Me gotë ujë dhe një thikë, turku dhunon brutalisht ish-gruan në një lokal pranë vajzës së tyre 4-muajshe

Burri dhe gruja në lokal

TURQI- Një incident i rëndë dhune ka ndodhur në Turqi, ku një burrë ka rrahur brutalisht në një lokal ish-bashkëshorten e tij.

Momentet e tmerrit kur gruaja mundohet t’i shmanget dhunës së pakontrolluar të ish-bashkëshortit, i cili e qëllon atë pa mëshirë  janë regjistruar nga kamerat e sigurisë së lokalit.

Burrin nuk e ndaloi asgjë, madje as fakti që pranë nënës që ai rrahu fillimisht me një gotë ujë e më pas me thikën që ndodhej në tavolinë, qëndronte në karrocën e saj paqësisht vajza e tyre 4-muajshe.

Burrin nuk e ndalën as qytetarët që ndodheshin në lokal, të cilët sapo konstatuan ngjarjen vrapuan menjëherë për të ndihmuar gruan e pafuqishme, por ai në mënyrë të pakontrolluar qëlloi edhe ata, pa marrë parasysh asgjë.

Ngjarja zgjati vetëm pak sekonda, e më pas burri me vrap u largua nga lokali ku kishte lenë disa të plagosur.

Policia e arrestoi atë menjëherë.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë