Banorët në zonën e Bregut të Lumit në Tiranë, kanë dalë në protestë për të kundërshtuar shembjen e banesave të tyre në kuadër të zgjerimit të Bulevardit të Ri. Me gurë dhe shkopinj në duar, qytetarët nuk kanë lejuar fadromat që të nisin punën, pasi sipas tyre nuk kanë marrë ende kompensimin. 

Pavarësisht kushteve të këqija të motit, kjo nuk i ka penguar qytetarët të ngjiten në çati, për të mbrojtur me trup shtëpitë e tyre. Ato kanë hedhur edhe tjegulla në drejtim të uniformave blu.

Gjithashtu, banorët shprehen se nuk ishin njoftuar më herët se prishja e banesave do të ndodhte ditën e sotme. Të pranishëm në protestë ishin edhe ish- deputeti i Partisë demokratike, Klevis Balliu dhe ish- deputetja Jorida Tabaku.

Ndërkohë mësohet se dy vëllezër janë shoqëruar nga policia për shkak të rezistencës dhe akteve që kanë bërë tëk Bregu i Lumit. Të shoqëruarit janë Bujar Durullari dhe Idajet Durullari.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:52
EMRAT/ U përplasën me policinë e i goditën me gurë, shoqërohen dy vëllezërit tek Bregu i Lumit

Pas përplasjeve që banorët e Bregut të Lumit kanë patur ditën e sotme me policinë, së fundmi janë shoqëruar dy persona. Të shoqëruarit janë dy vëllezër emrat e të cilëve janë Bujar Durullari dhe Idajet Durullari.

Këta persona kanë kundërshtuar forcat e policisë dhe i kanë goditur ata me sende të forta gjatë përplasje për mbrojtjen e shtëpive që preken nga projekti në këtë zonë. 

Ora 16:55
Me gurë dhe shkopinj në duar,momenti ku policit qëllohet me gurë e i thyhet mburoja nga goditjet e banorëve
Ora 14:25
Bulevardi i Ri, banorët largojnë fadromat, nuk lejojnë prishjen e shtëpive ( VIDEO )

 Tensionet e ditës së sotme janë shkaktuar për shkak se banorët thonë se nuk do marrin dëmshpërblim.

Ora 14:16
Bulevardi i Ri, vijon rezistenca e banorëve kundër prishjes së banesave (FOTO)
Ora 12:38
Qetësohet situata te Bregu i Lumit, largohen policët dhe fadroma (VIDEO)

Për shkak të kundërshtimit të banorëve është pezulluar shembja e shtëpive. Largimi i fadromës dhe i uniformave blu ka qetësuar situat⌂n në zonën e bregut të Lumit, e ndërsa mësohet se në mbështetje të tyre kanë mbërritur edhe protestues nga zona e Astirit.

Ora 11:35
Bulevardi i Ri, banorët qëllojnë me gurë dhe përplasen me policinë kundë prishjes së banesave (FOTO)
Ora 11:30
VIDEO/Momenti kur banorët kundërshtojnë duke qëlluar me gurë

Këto janë momentet kur banorët që kundështojnë prishjen e banesave qëlluan me gurë ndaj punonjësëve të bashkisë dhe forcave të policisë