Me hapjen duhet të jemi shumë të kujdesshëm

Me hapjen duhet të jemi shumë të kujdesshëm

Ilir Beqaj

Gjithnjë e më tepër ka një presion të padukshëm në rritje se duhet të lirohen shtrëngesat e vendosura para 5 javësh për të mbajtur nën kontroll përhapjen e epidemisë së sëmundjes COVID 19.

Deri më sot besojmë se është e gjithëpranuar se masat shtrënguese kanë qënë të frytshme.Nuk duhet të mbetemi peng i numrave krahasimisht shumë të ulët të rasteve dhe fataliteve dhe të nxitohemi në konkluzione dritëshkurtëra se masat shtrënguese kanë qenë të ekzagjeruara.

Informacioni i bollshëm nga e gjithë bota e bën të lehtë vendosjen e vendit tonë në skenarët e vendeve të tjera.Guvernatori i New York lajmëroi dje se do të vazhdojë mbyllja edhe për një muaj.Vetëm në New York city janë deri dje 11,477 fatalitete.

Nëse supozojmë se epidemia ka mbaruar, se nuk do të ketë më asnjë vdekje tjetër nga Sars CoV 2 në NYC, se të gjithë 8,4 milionë banorët e NYC janë infektuar, kemi një shkallë mortaliteti 0,137 %.

Kjo shkallë mortaliteti do të përkthehej në kontekstin e Shqipërisë në 3894 vetë të vdekur në 40 ditë nga fillimi i epidemisë apo 97 të vdekur në ditë.Nëse bëjmë të njëjtin arsyetim me të dhënat e provincës së Lombardisë, do të kishim në Shqipëri 3288 të vdekur në 40 ditë apo 82 të vdekur në ditë.

Qoftë NYC, qoftë Lombardia kanë zbatuar masa shtrënguese, por jo që në ditën e parë.Kështu që le ta ndajmë mendjen se është bërë shumë mirë në Shqipëri që është zbatuar një kalendar gradual progresiv kufizimesh.

Të mos harrojmë se nëse rasti i parë zyrtar është në darkën e datës 8 mars (e dielë), të nesërmen në 9 mars u vendos mosvijimi i procesit mësimor.Tani le të përqëndrojmë të gjitha emocionet dhe energjitë mendore e fizike tek përgatitja siç duhet e fazës së ardhshme.Së pari duhet që të gjithë ne të ndërgjegjësohemi se edhe në fazën e relaksimit do të duhet të zbatojmë me rigorozitet të gjitha pororsitë që autoritetet përgjegjëse do të japin.Duke filluar nga zbatimi vetjak sepse kështu jemi më të vlefshëm edhe për njeri tjetrin.

Do të jetë më e vështirë pasi disa do të kemi më shumë liri (bazuar në sektorin ekonomik ku jemi të angazhuar) e disa të tjerë më pak, por kjo nuk duhet të shihet si një ndarje e në shoqërinë tonë.Ka midis nesh që mund të mos jenë krejt të bindur për një masë të caktuar.Duhet të pranojmë që kësaj here e gjithë bota është e paditur, të gjithë mësojmë duke punuar, mund të gabojmë, ndrësa nuk kemi kohë të mësojmë nga sukseset apo gabimet e të tjerëve.

Vetë raportimet e ditëve të fundit tregojnë sesa të brishta janë të dhënat që vijnë nga vendet e tjera.Në Wuhan, befas, u rrit me 50 % numri i të vdekurve, ndërsa Franca nuk po gjen karar duke ndryshuar çdo ditë të dhënat për rastet e reja dhe vdekjet e ditëve të mëparshme.Pandemia është një (në të vërtetë jo një, pasi tashmë janë regjistruar disa mutacione të virusit), por kontekset kulturore, socile dhe ekonomike ndryshojnë.

Vetëm sot një vit do të mund të jemi në gjendje të bëjmë bilancin.Si ia dolëm, çfarë bëmë mirë, ku gabuam dhe çfarë duhet të kishim bërë më mirë. Sot na duhet disiplinë, disiplinë, disiplinë.Së dyti , do të ishte shumë e frytshme që në këtë periudhë të mund të flasim të gjithë me një zë. Çdo zë me ndikim në opinion publik, media e çdo lloji dhe sidmos politika e të gjitha niveleve.

Lypet që edhe opozita të mos investohet në keqkuptimet e saj, por të kontribojë realisht dhe ditë pas dite në rritjen e sensibilimizimit sipas mënyrës që e vlerëson më të përshtatshme. Kjo sjellje na duhet për sot, por edhe për nesër.Na lypet për sot sepse ekzistenca, mbijetesa nuk janë çështje partizane. Na lypet për nesër sepse nëse cënojmë besimin e fjalës së shkencës rrezikojmë në një të ardhme të afërt të mbetemi pa asnjë pikë referimi në shoqëri.

Unë besoj se në mbarë botën, njerëzit janë të ndarë më së pari sipas bindjeve fetare sesa bindjeve politike.Nëse sot porositë e ekspertëve po ndiqen në xhami, kisha, teqe, sinagoga, tempuj etj, nëse sot edhe insitucionet fetare po ndjekin udhëzimet e ekpsertëve pse dreqin duhet të sillen ndryshe politikanët.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Pencionisti: 19/04/2020 19:54

    Ky sikur ra ne burg mo

    Përgjigju
  • 007: 19/04/2020 18:51

    Pa atë sterilizim do ishe bërë kasapane te infektivi.

    Përgjigju
  • Ilir: 19/04/2020 12:37

    Foli dhe qoftja e sterilizimit dhe check up it....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ylli Pata: Legjendat elektoralo-amerikane të Sali Berishës

Ylli Pata: Legjendat elektoralo-amerikane të Sali Berishës