TIRANË – Policia e kryeqytetit ka arrestuar sot dy persona të cilët u kapën me drogë.
 
Policia arrestoi fillimisht Bledar Begën, të cili iu gjetën 13 doza me heroinë. Bega u arrestua në rrugën “5 Maji”.
 
Personi i dytë i arrestuar është Petrit Telharaj, i cili u kap me 840 gr marijuanë.
 
Bashkë me lëndën narkotike, Telharajt iu gjet dhe një pistoletë. Arrestimi i tij u krye pranë Prokurorisë së Tiranës.


Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)