Ministria e Kulturës është paraqitur sot në mbledhjen e Komisionit të Medias ku do të diskutohej projektligji për Teatrin e Ri Kombëtar. Kryetarja e Komisionit, Albana Vokshi, me tone të larta i ka kërkuar ministres që të tërhiqet dhe shpëtojë karrigen.

Sipas Vokshit, Kumbaro është kthyer në kryesekseren e Ramës, ndërsa ministrja ka refuzuar t’iu përgjigjej pyetjeve që sipas saj nuk kishin lidhje me temën e ditës.

Debatet:

Vokshi: Po vidhni pronën, po i kërkoj ta tërheqim këtë projektligj. Zoti Ylli mos më bërtit.

Ylli: Lëreni ministrën të flasë.

Kumbaro: Mos më ndërprit.

Vokshi: Zonja ministre po iu bëj thirrje tërhiqni projektligjin, për hir të asaj karrikeje. Jeni akoma në kohë për e të shpëtuar dinjitetin tuaj. Mos bëni kryesekretaren e kryehajdutit. Tërhiquni! Po vjedh pronën publike në mes të Tiranës. A do të tërhiqeni nga projektligji?

Kumbaro: Do të përgjigjem kur të më pyesni për temën e ditës. Më jep fjalën dhe mos më ndërprit.

Vokshi: Këtu drejtoj unë!