Taulant Xhaka, ish-mesfushori që ka luajtur 30 ndeshje dhe ka shënuar 1 gol me kombëtaren shqiptare të futbollit, ka "hapur zemrën" dhe ka rrëfyer përvojën e tij me ekipin kuqezi. Në rubrikën "Legjendat Flasin" të FSHF-së, Xhaka ka treguar se i ka mbetur peng ndeshja kundër Serbisë dhe ngjarjet në Beograd në tetorin e vitit 2014.
"– Taulant, kur e shikon sot fanellën kuqezi. Çfare ndjen realisht? Jo si futbollist, por si njeri.
Jam fans i Shqipërisë, i skuadrës. Nder dhe besoj që është fanella më e bukur në botë.
– A ka debutim më të bukur se ai i yti, kundër Portugalisë me fitore? Si e kujton atë ndeshje, na i përshkruan dot emocionet?
Me shumë emocione, ka qenë debutimi im me Kombëtaren me fitore. Ka qenë si ëndërr, nuk e kam kuptuar shumë por pas fitores, e kam kuptuar dhe e gjithë familja ka qenë krenare me mua.
– A ke një moment me Kombëtaren që nuk e ke treguar kurrë?
Jo nuk ka pasur momente specifike. Të lumtura kam pasur shumë ,të trishtuar për ndeshjen kundër Serbisë.
– Ti ke qenë gjithmonë një lojtar i karakterit të fortë. Çfare sakrifice personale ke bërë për Kombëtaren që pak e dinë?
S’kam bërë sakrifica të madhe por gjithmonë e kam dhënë maksimumin. Kisha vdekur për këtë fanellë.
– Çfarë do të thotë për ty të mbash peshën e përgjegjësisë në fushë, sidomos në ndeshje vendimtare?
Normal që ke përgjegjësi shumë, duhet të jesh lider dhe duhet t’i mbash lojtarët e rinj afër vetes.
– Si e sheh Kombëtaren sot, krahasuar me vitet kur ti ishe pjesë aktive e saj?
Kanë ecur shumë përpara. Janë lojtarë shumë të rinj, me shumë talent. Është shumë më mirë tani se përpara.
– A shikon ndonjë lojtar të Kombëtares aktuale që ju ngjan juve?
Qazim Laçi. Ka edhe numrin tim, 14 siç e kam pasur unë kur kam qenë pjesë e Kombëtares.
– A mendon se ky grup ka mentalitetin e duhur për të përballuar presionin e play-off-eve?
Po absolutisht. Çdo lojtar luan në ekipet e tyre, kanë kualitet. Besoj që mund t’ia dalin.
– Sa e rëndësishme është mbështetja e tifozëve shqiptarë në momente kyçe dhe çfare mesazhi ke për ta sot?
Tifozët janë shumë të rëndësishëm se na kanë përkrahur gjithmonë. Janë lojtari i 12-të për ne.
– Taulant Xhaka në një fjali për Shqipërinë dhe fanellën kuqezi.
Është nder dhe krenari.
– Nëse sot do ishe në dhomën e zhveshjes para ndeshjes së parë kundër Polonisë në fazën play-off, çfarë do t’i thoje ekipit?
Jepni maksimumin. Luani si gjithmonë me zemër dhe fitorja vjen automatikisht", tha mes të tjerash Taulanti.
Komente









Ti je me Shqiptar se shume nga ata qe te ofenduan ate nate ne stadium. Fali se e kane nga injoranca.
Përgjigju