Truri i të moshuarve është më i ngadaltë për shkak të sasisë  të shumtë të informacionit që është në të dhe seleksionimi i tij kërkon më tepër kohë.

Një fakt të tillë e kanë pohuar kërkuesit e departamentit të linguistikës të universitetit të “Tubingen” në Gjermani, studim të cilën më pas e kanë publikuar në revistën “Cognitive science”.

Gjithashtu studiuesit kritikojnë metodat e realizuara në testet konjitive të bëra për të verifikuar kapacitetin e kujtesës së moshës së tretë.  

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)