Një 30-vjeçar grek u procedua penalisht nga policia në Pikën Kufitare të Kapshticës.

Gjatë kontrollit në makinën e tij, u gjet një valixhe, brenda së cilës kishte një sasi të vogël kanabisi.

Lënda narkotike u sekuestra në cilësinë e provës materiale.

Njoftimi i policisë

“Shërbimet e Policisë Kufitare Kapshticë, gjatë kontrolleve të imtësishme, të kryera në bazë të analizës së riskut, ndaj shtetasve dhe mjeteve me të cilët ata lëvizin, goditën 1 rast të paligjshmërisë në kufi. Në dalje të RSh-së, gjatë kontrollit në automjetin e shtetasit grek E. K., 30 vjeç, banues në Greqi, u gjet në një valixhe dhe u sekuestrua një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa. Në përfundim të veprimeve,  specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin E. K.”, thuhet në njoftimin e policisë.