‘Më ke mbajt me shpresa’, me lot në sy fansi i propozon Greta Koçit: Je mirë nga trutë ti, u lirua këtu (Video)

‘Më ke mbajt me shpresa’, me lot në sy fansi i propozon Greta Koçit: Je mirë nga trutë ti, u lirua këtu (Video)

Këngëtarja Greta Koçi në emisionin "N'Kosovë show"

Nuk është hera e parë që dikush fiksohet pas një këngëtareje. Kemi parë raste kur fansat kanë kaluar edhe truprojat vetëm për tu ngjitur në skenë dhe për të takuar idhullin e tyre. Por rasti i Greta Koçit është akoma më i rëndë. Një djalë u shfaq ‘live’ në emisionin “N'Kosovë show” dhe i shprehu dashurinë dhe njëkohësisht i propozoi për martesë.

Djali me emrin Fitim tha se e njihte Gretën dhe e kishte pasur fiksim që në fillimet e karrierës, e ndërsa më pas i kishte lindur dashuria pasi vetë këngëtarja e kishte mbajtur me shpresa.

"Në fillimet e karrierës Gretën e kam pasur fiksim, ndërkohë filloi pëlqimi i dashurisë. Fillova ta ndjek nëpër koncerte, kur ka ardhur në Hanover jemi takuar në prapaskenë, kemi folur. Kemi diskutuar edhe nëpërmjet internetit, i kam ruajtur të gjitha mesazhet në celular. Kam folur edhe me babën e mamanë tënde. I kam treguar që e dua, ndjenjat e mia.Më ka mbajt me shpresa,”- tha Fitimi dhe këtu ishte momenti kur Greta u mërzit.

"Fitim nuk ju kam parë ndonjëherë, nuk ju kujtoj. Se të dalësh ti tani publikisht e të thuash ke folur me mua...s'ka shans të flasi njeri me mua. Sa veta mund të më duan mua...Unë nuk mund të jem pjesë e fantazisë tënde,"- u shpreh Greta ndërsa Fitimi vazhdoi se me Gretën ishte takuar edhe në shoqëri.

"Ku e njeh ti shoqërinë time? Unë s'kam shoqëri fare. Unë se njoh fare këtë, paska fol ky me mua. Jeni n'terezi apo jo? S'je kalama, je goxha djalë që të mashtrosh kështu. Ti mund të kesh ardhur në prapaskenë, ke bërë një foto, më ke dhënë dorën, kjo nuk do të thotë që unë të kam dhënë më shumë konfidenca seç duhet,"- vazhdoi këngëtarja më tej.

Fitimi nxorri kutinë me unazë dhe iu ul në gjunjë duke e propozuar Koçin për martesë. Greta mbeti mjaft e habitur e ndërsa Fitimi vazhdoi të qante dhe thoshte vazhdimisht se i kishte marrë lëjë babait të saj.

"Ti nuk më ke takuar ndonjëherë, e fantazon në tru. Unë nuk të njoh fare. Po martohu me ndonjë tjetër, me mua e gjete të fiksohesh. Nëse je fans të vlerësoj shumë, por jo me kaluar në gjëra të tilla se edhe ti vetë lëndohesh. Nuk ke fol me mua more ti djalë. Nuk ke fol me mua. Po të flas si njeri se jemi edhe para kamerave,"- tha Greta.

Situata vazhdoi të rëndohej dhe moderatori për t’i lënë akoma më të lirshëm u tha se kjo pjesë nuk po xhirohej. Në këto momente këngëtarja u ngrit në këmbë dhe filloi të fliste vërtet e acaruar.

“Ça do ti v'lla? O ti zotëri kush je ti njëherë? Je mirë nga trutë ti? Është ndonjë lojë kjo? Se këto janë të turpshme. Të thuash këtu kam folur me të, ku ka shanse njeri të flasi me mua. Pse ça u bo këtu, u lirua?"

Por në fund moderatori i “N’Kosovë show” u shpreh se Fitimi ishte aktor dhe gjithçka ishte e sajuar. Me siguri Greta Koçi do të jetë ndjerë e çliruar që e gjitha kjo ishte pjesë e  një loje. Gjithçka e keni të plotë në videon e mëposhtme pas minutazhit 01:24:00.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë