Dokumenti ekskluziv/ Si u emërua Greta Koçi drejtoreshë kyçe e Flamur Nokës në Ministrinë e Brendshme në 2013! Kushtet, nga ‘orari i punës’ dhe një merak i Bashës

Dokumenti ekskluziv/ Si u emërua Greta Koçi drejtoreshë kyçe e Flamur Nokës në Ministrinë e Brendshme në 2013! Kushtet, nga ‘orari i punës’ dhe një merak i Bashës

Flamur Noka dhe Greta Koçi

Është një nga rastet klasike të përdorimit dhe njësimit të Partisë Demokratike me administratën publike kur ishte në pushtet. Ende pa u mbushur një vit nga diplomimi për shkenca politike, këngëtarja Greta Koçi nisi karrierën në administratën publike. Dhe jo duke ngjitur shkallët në bazë të konkurrimit dhe përvojës, por që ditën e parë të punës si drejtore e Drejtorisë së Marrëveshjeve në Drejtorinë e Përgjithshme të Politikeve të Zhvillimit dhe Integrimit në Ministrinë e Brendshme. Sot sjellim për herë të parë kontratën e emërimit që mban datën 9 prill 2013, dy muaj para humbjes së PD-së në zgjedhjet parlamentare dhe më pas largimin nga pushteti.

Dokumenti është firmosur nga Isuf Çelaj, i cili në atë kohë ishte Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Brendshme. Çelaj është zgjedhur deputet nën siglën e Partisë Demokratike në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2021 dhe kësisoj do të jetë pjesë e Parlamentit të ri që do të konstituohet në shtator.

Ministër i Brendshëm ishte Flamur Noka, i emëruar nga Sali Berisha që në qershor 2012 në vend të Bujar Nishanit, i cili u zgjodh President. Në kontratën e firmosur për të filluar punë Greta Koçi si drejtoreshë në Ministrinë e Brendshme, mungon data e lindjes së këngëtares. Ndërkaq, data e fillimit të punës është shënuar katër ditë para datës kur është firmosur kontrata.  Dokumenti i punësimit parashikon 6 kushte që duhet të plotësojë këngëtarja. Një nga kushtet është edhe të respektojë orarin e punës, ndoshta më i vështiri për t’u përmbushur nga Greta Koçi, e cila kishte shumë angazhime artistike, por edhe politike.

Përpos koncerteve dhe publikimit të këngëve, Greta Koçi ishte edhe nënkryetare e Forumit Rinor të Partisë Demokratike, e zgjedhur që në tetor të vitit 2011. Pas vrasjeve të 21 Janarit 2011, ku nisi edhe izolimi i madh ndërkombëtar, Sali Berisha tentoi të ndryshonte imazhin, duke ofruar në parti edhe këngëtare. Krahas Greta Koçit, ofroi edhe Çiljeta Xhilagën, e cila nisi të shfaqej gjithnjë e më shumë duke kënduar në mitingjet e PD-së. Pas largimit të PD-së nga pushteti dhe drejtimit të partisë nga Lulzim Basha, Koçi dhe  Xhilaga u larguan, si shumë edhe personazhe të tjerë. 

Po si vijoi karriera e Greta Koçit në Ministrinë e Brendshme? Nuk ka të dhëna se si këngëtarja u larguar nga posti i drejtoreshës dhe as nëse është paraqitur ndonjë ditë në punë! Por, dihet tashmë se Partia Demokratike, menjëherë pas humbjes së pushtetit nisi të shqetësohej për fatin e njerëzve të saj në administratën publike. Në vitin 2014, PD-ja kërkoi ngritjen e një komisioni hetimor për shkarkimet në administratë. Komisioni i u ngrit në janar të vitit 2015, por shumë shpjet u braktis nga anëtarët e PD-së.

Në prag të zgjedhjeve të 25 prillit 2021, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, botoi librin e tij me titull  “Misioni im’. Përpos të tjerave, Basha ka rrëfyer edhe tre momentet më të vështira gjatë drejtimit të Partisë Demokratike. Dhe njëri nga momentet ka të bëjë me fatin e njerëzve të PD-së që kishte katapultuar në administratë.

Basha shkruan se “I pari shënjohet nga akti i parë që bëri qeveria kundërshtare: pezullimi i Ligjit të Shërbimit Civil, çka hidhte në erë ligjin e miratuar me 84 vota në seancën e fundit të parlamentit të 2013-ës, si një kusht i BE-së për avancimin e mëtejshëm në procesin e integrimit të Shqipërisë. Kjo më shokoi. E përjetova si një përgjegjësi personale që mijëra njerëz, punonjës të administratës publike, do të vuanin "persekutimin" nê kundërshtim flagrant të ligjit të aprovuar me konsensus, por të ndryshuar pabesisht. Ata po pushoheshin nga puna, atyre do t'u ndryshonte rrjedha e jetës familjare, do t'iu shkonte dëm investimi profesional që kishin bërë për realizimin e tyre në administratë dhe do të zëvendësoheshin nga militantë partiakë.

Atë natë e përjetova sikur të isha edhe unë njëra nga ato familje shqiptare që do ta pësonte atë fat. Kur disa prej të pushuarve nga puna u futën në grevë urie në krah të Kryeministrisë, situata u bë edhe më kritike. Këta njerëz ishin çuar në pikën që të sakrifikonin deri dhe jetën e tyre dhe mua më priste një opozitë e vështirë! Pas kësaj, kryeministri tha me cinizëm në parlament shprehjen e tij famëkeqe: "S'keni parë gjë akoma!". Vërtet çdo gjë shkoi nga keq, në mos më keq, dhe ky akt i pabesë do të përbënte vetëm atentatin e parë ndaj demokracisë sonë dhe ligjësive të saj, ndaj besimit të partnerëve ndër kombëtarë”.

Dokumenti i punësimit të Greta Koçit

Dokumenti i punësimit të Greta Koçit

 



Sali Berisha dhe Greta Koçi

Sali Berisha dhe Greta Koçi

Sali Berisha dhe Greta Koçi

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 07/08/2021 22:29

    E keni pare ndonjehere filmin //Baby face// me Barbara Stanwyck ? Kjo kengetaraja ka patur /plot eksperience/ per t'u bere drejtoreshe.

    Përgjigju
  • Uliksi: 07/08/2021 11:58

    Diten qe u emerua si drejtoreshe, dy vartes te saj me takuan dhe ishim shume te merzitur. Cfare halli keni i pyeta. Me thane qe si ka mundesi qe na sjellin drejtoreshe nje njeri qe nuk di asgje per integrimin. Nuk dime se si do sillet me ne..mos u merzisni fare u thashe. Do te blini nga nje CD me kenget e saj dhe mbajini ne tavoline..keto kenge degjojme ne i thoni. Dhe ashtu me duket bene...dhe u shkoi shume mire puna pastaj...nuk i bezdisi asnjehere, pasi nje here ne muaj shkonte ne pune.

    Përgjigju
  • Departmenti: 07/08/2021 11:18

    Keto emerimet e divave te Rames do dalin pas 10 viteve ! Ore në administrate pervec disave jane shumica yje mediatik ! Keni raste plot edhe sot

    Përgjigju
  • Kasem gahinji: 07/08/2021 11:09

    Pse,vetem PD perdor keto metoda?Po PS jo?Zajmina u be nepunese e pare ne ujsjellesin e shijaku.Mbi c'merita?Martuar me nje person qe, ka zera ,se eshte marre me droge.Dhe hop...vila me pishine ne Gjepale.Po ajo tjera ,si e ka emrin,muzhaqi apo mushkaqi,fap...dhe zv.ministre e arsimi.Cila eshte CV e karieres se saj?Vetem nje interviste me Edi Ramen ne fejsbuck?Pak ka arsimtare me kontribute,me tituj shkencore?Pse promovohen ne pune te rendesishme njerez pa pervoje pune?Nuk dua te pergojoj asnje.por kjo eshte pafytyresi.di nje rast qe,edhe pse konkuron,i kthehet pergjigja "per arsye te moshes nuk miratohesh..."dhe eshte 37 vjec,jo me teper .

    Përgjigju
  • Xhuri Furi: 07/08/2021 10:18

    Keto emerimet,futjet ne pune te ketyre tipave,ka 30 vjet qe jane gangrene e Shqiperise.Edhe tani ka shume raste, me tonelata.Neper bashki eshte mode,ujsjellsa,elektrik etj.Ke kengetar,kurva me shumice,mashtrusa,gazetar,analista,aktore,folese telivizionesh etj.Keto,nuk diskutohet qe nuk e dine edhe vete se çfare punojne dhe sigurisht nuk paraqiten asnjehere,se edhe rrogen tani,e kane kollaj,ja hedhin ne banke.Viva la democracia.

    Përgjigju
  • Gazmend: 07/08/2021 09:57

    Hajde moral kengetareje hajde ,leket qyl i pelqenin shume, por duhet ti bente fresk politikes, kengetare me shum vlera dhe moral te larte

    Përgjigju
  • Zijaçini ka tap: 07/08/2021 09:13

    Po ajo dihet qe nul moka e kishte te dashur kte botoxen jo nje vit por 5 vite. Tmerri me i madh eshte kur mendon nul moke qe i ka hip hapu dheeeee hapu. E neveriteshme kur e mendon

    Përgjigju
  • Jfkfdk: 07/08/2021 07:01

    Dmth dhe keto punesimet qe kane bere tani keta te partise ne pushtet justifikohen, se njesoj kane bere dhe ata me pare?!

    Përgjigju
    • Miss shqipria: 07/08/2021 11:22

      Esht tjeeter te fusesh Enrique Inglesisas drejtor dhe Ky Enriko Inglesias te kendoje per partine qe e vendosi në pune ! Sot ka edhe meritokraci por jo per drejtoret apo fashat drejtuese , ka per specialista jane dy vajza jetime qe kam patur në lagje punojne në shtet vetem nga notat e mira, as kendojne as vallzojne por kane mesuar ! Tani cfare nuk ndodh në shqiperi shikoni mos ka ndonje drejtor 120 vjec ose te vdekur fare qe merr rrogen se rrumpalle!

    • katarakti 2: 07/08/2021 09:55

      Po kjo ka qene Shqiperia gjithmone ne keta 30 Vjet!

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja