Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka reaguar sërish publikisht pas anulimit të vizitës së ministrit të Jashtëm rus Sergei Lavros në Beograd. Vuçiç tha se si do të mundet ai që t’u thotë serbve që Rusia nuk mund të jetë vend mik i tyre.
“Më duhet të them se nuk jam i befasuar”, tha Vuçiç në fillim.
“Jemi skeptikë për çfarëdo themi, nuk ishte shumë surprizë. E ndoqëm dita-ditës si shkoi dhe ndryshimet rrugës”, tha ai.
“Besoni se sa presion ka pasur Serbia për shkak të asaj vizite!?” shtoi Vuçiç.
“Nuk e kuptoj! Çfarë bëri gabim Serbia? Kë e dëmtuam? Apo është thjesht refuzimi ynë për të qenë pjesë e tufës që i shkakton dikujt dhimbje koke. Ata e kuptojnë që nuk mund t’i bëjnë asgjë Rusisë kështu që janë “duke e nxjerrë inatin në Serbi”, tha Vuçiç.
“Ne e kemi dënuar inkursionin në Ukrainë, por Rusia është një mike tradicionale e Serbisë", tha ai.
"Si do t'u themi serbëve se Rusia nuk mund të jetë më miku ynë," pyeti ai. "Kemi shumë për të folur. Doja të pyesja Lavrovin se kur mund të marrim një helikopter zjarrfikës për të shuar zjarret në të gjithë rajonin më shpejt," tha ai.
Ai deklaroi se disa liderë të vendeve të BE-së u lejuan të shkojnë në rezidencën e Putinit në Moskë.
“Kam një ndjenjë shumë të keqe për situatën në botë, por është detyrë e jona të luftojmë dhe të shpëtojmë vendin tonë dhe të jetojmë sa më normalisht, jo vetëm të mbijetojmë”, përfundoi ai.
Kujtojmë se vizita e Lavrov në Beograd u anulua pasi Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Bullgaria penguan fluturimin e avionit të kreut të diplomacisë ruse. Me atë rast, Sergei Lavrov mbajti një konferencë në të cilën foli për arsyet e anulimit të vizitës.
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
46.3%
-
I keq
19.4%
-
As i mirë as i keq
34.3%
Vota total: 283
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë
25 Dhjetor, 20:46
-
Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni
25 Dhjetor, 17:25
-
Serbia i refuzon ministrit të Brendshëm të Kosovës kërkesën për vizitë në Luginën e Preshevës
25 Dhjetor, 13:52
-
Jakin Marena: Kujt i duhej ‘sakrifica’ e Gjekmarkajt në prag të Natës së Krishtit?!
24 Dhjetor, 21:06
-
Kurti: Sulmin në kanalin e Ibër-Lepencit e urdhëroi Radoiçiçi, Serbia e financoi! Para dhe pas vitit të ri mund të ketë sulme terroriste në Kosovë
24 Dhjetor, 17:45
-
Lista serbe jashtë zgjedhjeve, ndërkombëtarët: Veprim politik! Vuçiç: Kurti po eleminon të vetmin kundërshtar
24 Dhjetor, 12:16
-
Ambasadori britanik në Kosovë reagon pasi nuk u certifikua Lista Srpska: Procesi të zhvillohet mbi bazën ligjore, jo të interesave politike
24 Dhjetor, 10:34
-
Perëndimi shpreh shqetësim për moscertifikimin e Listës Serbe
23 Dhjetor, 21:32
-
Sulmi në kanalin Ibër-Lepenc, ambasadori amerikan në Serbi: Nuk ka prova që vërtetojnë autorësinë e Beogradit
23 Dhjetor, 14:27
-
Protesta masive në Beograd, gazetari nga Presheva në Report Tv: Më e madhja ndonjëherë që kur u rrëzua Millosheviçi! Sjellja arrogante e Vuçiç i ka irrituar më shumë qytetarët
23 Dhjetor, 11:49
-
Protestat në Beograd kundër qeverisë, Vuçiç akuzon studentët: Po paguheni nga Perëndimi
23 Dhjetor, 08:32
-
Beogradi 'mpihet' nga protesta masive kundër Vuçiç dhe qeverisë së tij! Studentë nga 50 fakultete bashkë kundër presidentit serb
22 Dhjetor, 18:35
E ke vllaun ta pafsha kufomen fashiste o gjakpirës i shqiptarve
Përgjigju