Me këmishën gjysmë të hapur sheh kamerën e policisë ‘në kokërr të syrit’, del FOTO e arrestimit të Ramazan Rrajës

Ky është momenti kur Ramazan Rraja u arrestua një ditë më parë nga policia në një lokal në zonën e Fushë-Krujës. Ai shfaqet me këmishën gjysmë të hapur teksa sheh kamerën e policisë pa iu dridhur qerpiku dhe mban armën në brez, gati për qitje.

Rraja duket i pashqetësuar nga arrestimi teksa është i rrethuar nga forcat e policisë. Ramazan Rraja, një njeri i njohur i botës së krimit, nip i deputetit të PS-së, Rrahman Rrajës, ishte shpallur në kërkim për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja dhe Rrumit të Shijakut. Ramazan Rraja, sipas policisë që nga momenti i shpalljes në kërkim nuk është larguar në asnjë moment në Dubai, por fshihej në trekëndëshin “Durrës-Lezhë -Tiranë”.

Në momentin e arrestimit 30-vjeçari, shoqërohej edhe nga një njeri tjetër i botës së krimit, 39-vjeçari Louis Konomi alias Elton Llozhi, i shpallur në kërkim nga policia e Elbasanit për “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie”, të kryer në bashkëpunim.

Në 20 janar 2023 për atentatin ndaj Ndojës u arrestuan Genti Ndërjaku alias Akil Ndërjaku, Marsel Deçka, Endrit Sinani, Julian Pjetri dhe Bashkim Haxhija. Në 22 shkurt u arrestua në Abu Dhabi Amar Dritan Shkëmbit, në kërkim për atentatin janë edhe Julian Meçaj dhe Plaurent Dervishaj.

SPAK pretendon se Ramazan Rraja, bashkë me kushëririn e tij dhe persona të tjerë kanë organizuar atentatit ndaj prokurorit Arian Ndoja më 1 nëntor 2019. Në atentat mbeti i vrarë shoferi Andi Maloku, dhe u plagos Landi Muharremi “Rrumi i Shijakut” dhe ish-prokurori i Durrësit, Arjan Ndoja

Ramazan Rraja është pyetur nga policia në muajin tetor të vitit të kaluar, edhe për vrasjen e trefishtë të mbikalimit të Fushë-Krujës, ku mes të vrarëve ishte kushëriri i Ervis Martinaj, Brilant Martinaj. Ramazan Rraja ka qenë në kërkim policor për vrasjen e trefishtë të mbikalimit të Fushë-Krujës për t'u marrë në pyetje, por në atë kohë nuk është gjetur. Në muajin tetor, pasi është kthyer nga jashtë është paraqitur personalisht dhe më pas është lënë i lirë.

Kujtojmë se Rraja po ashtu, në 2021 u shpall në kërkim pasi hyri i maskuar e i armatosur në një lokal. Ramazan Rraja po ashtu më herët u arrestua në Belgjikë dhe Gjermani për drogë.

1681993713_finalprojekt.00001217.Still033.jpg

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:32
U arrestua dje me Ramazan Rrajën, Gjykata e Elbasanit i komunikon masën arrest në burg Louis Konomit

Gjykata e Elbasanit i ka komunikuar masën ‘arrest me burg’ Lois Kononit, (Elton Llozhi) i cili kërcënoi me jetë biznesmenin Eral Myftarajn për tenderin e druve. Louis Konomi u arrestua mbrëmjen e kaluar me Ramazan Rraja në zonën e Fushë-Krujës.

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Audi rsq8 AB 886 RS: 20/04/2023 18:25

    Ramazan rraja djal car derr Nuk jan nin per kurrkan Fush kruj e nalt

    Përgjigju
  • Toni: 20/04/2023 16:15

    Rrajat Jan gjujtsa t gjith me pages kan per t vdek si qeni

    Përgjigju
  • Fare e keqe: 20/04/2023 16:04

    Jane fetare te medhenj keta Rrajat

    Përgjigju
  • Scutari: 20/04/2023 14:32

    Djalë trim! Është fis i mirë Rraja!

    Përgjigju
    • meksi: 20/04/2023 15:05

      kta jane trima gazete. ky majmuni eshte nje dhjaks total

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ben Andoni: PD-ja përballë protestave, por pa publikun?!

Ben Andoni: PD-ja përballë protestave, por pa publikun?!