Arrestohet në Pogradec një 35-vjeçar pasi iu gjet në makinë lëndë narkotike.
Në pranga ka rënë A. T., 35 vjeç, banues në Pogradec. Në lagjen nr. 1, Pogradec, në mjetin e tij tip “Benz”, 35 vjeçarit iu gjetën doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, gati për shitje, të cilat iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Njoftimi i policisë:
Kapet me doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, vihet në pranga poseduesi i tyre. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. T., 35 vjeç, banues në Pogradec.
Ky shtetas u kap nga shërbimet e policisë në lagjen nr. 1, Pogradec, me mjetin tip "Benz", gjatë kontrollit së të cilit iu gjetën e sekuestruan doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, gati për shitje, të cilat iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprime të mëtejshme.