Me koronavirusin edhe 'plakat e prillit', kuksianët: Jemi të karantinuar në stane

Kukësi prej dy javësh është në karantinë, ndërsa në 5 ditët e fundit është përfshirë nga moti i keq dhe i ftohtë. Sipas gojëdhënave dhe miteve ditët e ftohta në fundin e marsit janë ditët e plakave të cilat parashikohet të zgjasnin vetëm tre ditë, e më pas t'i lihet vendi pranverës me mot të ngrohtë e temperatura të ulta.

Por mos largimi i ditëve të plakave sipas kuksianëve lidhet me ditët e karantimit. Sipas tyre ata janë të karintinuar në stane dhe nuk dalin sa të kalojë koronavirusi. Këtë situatë më së miri e përshkon në vargjet e tij poeti popullor i kuksianëve Riza Vata:

"Këto ditë janë ditët e plakave. Keni rast për të dëgjuar mitet e popullit për ta. Në kushte karantinë të gjithë së bashku në shtëpitë tona.

Ah  moj plakë, plakë e mjerë. Kaq vjet që të përmendim, që kur dimrin e bone verë, por që kurrë sta mësuam emrin

dhe bëmë mirë që sta mësuam emrin, se si qenë shumë plaka, që deshën stanin edhe vendin, sia vunë shulin derës mrapa.

Me u mbyll në karantinë, mos me dalë deri te dera, ani se delja blegërin me përgju kur vjen vera.

Jemi mësuar me dalë malit, në krahë pushkë e vesh gjetan. nana baba i thishin djalit dil në mal birë për vatan.

Sot jemi në luftë me një armik që akoma se kemi shiku. Na vetë ashtu, ditë për ditë, e gjithë botën e ka pushtu. Sot në këtë luftë është ndryshe, shteti jonë dhe e gjithë bota mbarë, koronavirusi sësht dallandyshe vjen trishtueshëm këtë behar.

Të zbatojmë ato që thuhen, të heqim dorë gjoja nga trimëria, nëqoftëse njerëzit duhet të ruhen, të futen brenda në shtëpi.

Në kushte shtëpi mosha e tretë, të bëj të qeshin goj fëmijë, ditën e plakëve si e di vet, e mos të dalin jashtë pa arsy.

Prillë, o prillë, o vllai jem, mezi të presim për fitore si plaka që ruajti dhent, babë e nanë e fmit për dore."

Ne.k./G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • dulja: 28/03/2020 15:31

    perralla po nuke ishit ju qe dilnit me kale ne Tirane e benit trimin bolle me keto

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Gjikondi: Ja taktika e çiftit Meta-Kryemadhi për të shpëtuar pronat e vendosura në mënyrë të paligjshme! Ja pse administrata Trump nuk do t’i heqë ‘non-gratën’ Berishës

Gjikondi: Ja taktika e çiftit Meta-Kryemadhi për të shpëtuar pronat e vendosura në mënyrë të paligjshme! Ja pse administrata Trump nuk do t’i heqë ‘non-gratën’ Berishës