Fëmijët e Qendrës Kulturore së Lushnjes kanë rikthyer një prej ngjarjeve më të rëndësishme të historisë, martesën e Heroit Kombëtar, Skënderbeut me Donika Arianitin.

Me kurora në kokë, flamujt e vizatuar dhe veshje popullore, ata kanë vendosur në skenë këtë moment në përkujtim të 26 prillit 1451.

Kryeministri Rama ka ndarë në rrjetet sociale një video që përmbledh improvizimin e realizuar në përvjetorin e 575-të të kësaj martese.

“Mirëmëngjes, dhe nga Manastiri i Ardenicës, me këtë improvizim të bukur të fëmijëve të Qendrës Kulturore Lushnjë, në përkujtim të 26 prillit 1451, kur Gjergj Kastriot Skënderbeu lidhi kurorë me Donika Arianitin, një përvjetor i rëndësishëm që ndërthur historinë kombëtare me trashëgiminë shpirtërore dhe kulturore të Shqipërisë, ju uroj një të diel të qetë!”, shkruan Rama.