FIER-Udhëtonte në makinën tip “Volkswagen” ndërsa targat i përkisnin një mjeti tjetër dhe për më tepër me vete mbante një pistoletë, arrestohet i riu.
 
20-vjeçari Noel Osmani me banim në lagjen “16 Prilli" Fier u arrestua në fshatin Daullas.
  
I riu qarkullonte me një armë zjarri pistoletë tip "Beretta" pa leje ndërsa në momentin e kontrollit iu gjetën edhe 7 fishekë.

beretta
 
Policia
Qarkullonte me armë zjarri në makinë, arrestohet në flagrancë nga policia.
 
Sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë tip "Beretta" dhe 7 copë fishekë.
 
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, në zbatim të planit të masave "Për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri pa leje", gjatë orëve të natës kanë goditur një tjetër rast të armëmbajtjes pa leje.
 
Konkretisht u arrestua në flagrancë shtetasi:
 
-Noel Osmani, 20 vjeç, banues në lagjen “16 Prilli" Fier.
 
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në fshatin Daullas, në mjetin e tij tip “Volkswagen”, me targa të një mjeti tjetër, iu gjet dhe j'u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë e tipit “Beretta”, të cilën e mbante pa leje si edhe një krehër me 7 fishekë.
 
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak" parashikuar nga Neni 278 i Kodit Penal.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com