“Daily Telegraph” raporton se së shpejti pacientët që vuajnë nga depresioni ose ankthet, me recetë të mjekut do të mund të marrin libra në biblioteka, për të cilët mjekët konsiderojnë se kanë ndikim pozitiv në mendje dhe që e përmirësojnë humorin.
Studiuesit thonë se secili libër “i përshkruar” është vërtetuar se është efikas te njerëzit me çrregullime psikologjike në mënyrë që ata të kenë më shumë vetëbesim dhe të jenë më pozitivë.
Kështu, në të ardhmen, pa dhënien e asnjë ilaçi, mjekët do t’i këshillojnë pacientët e tyre që të lexojnë ndonjërin prej librave të zgjedhur nga ana e “The Reading Agency”.
Shkrimi u publikua në Suplementin Shëndeti në gazetën Shqiptarja.com
(ad.ti/shqiptarja.com)