Me lot dhe lule, në Argjentinë i jepel lamtumira e fundit Maradonës! Del autopsia: Vdiq në gjumë (VIDEO)

Në pallatin presidencial të Argjentinës i është dhënë lamtumira e fundit sot Diego Armando Maradonës, lojtarit që është sinonimi i futbollit dhe që vdiq në moshën 60-vjeçare një ditë më parë. Në nder të ‘El Pibe de Oros’ qindra qytetarët pushtuan sot pallatin presidencial ku nuk munguan brohoritjet por as lotët. Në sytë e shumë prej tyre dallohej qartë edhe trishtimi, ndërsa e mbushën me lule dhe fanela.

Ndërkohë mediat në Argjentinë kanë publikuar edhe autopsinë e Maradonës. Ai vdiq në gjumë  nga kardiomiopatia, një gjendje ku muskujt e zemrës dobësohen dhe zgjerohen duke mos pompuar mjaftueshëm gjak për pjesën tjetër të trupit. Mësohet se fjalët e fundit të tij kanë qenë mëngjesin e së mërkurës kur ai zbriti të hante mëngjes. Ai kishte thënë nipit të tij se ‘nuk ndihej mirë dhe se po shkonte të shtrihej’.

Vdekja e Maradonës sfidoi edhe pandeminë e koronavirusit, pasi mijëra qytetarë në Buenos Ajros, por edhe në Napoli u mblodhën në rrugë në nder të legjendës. Për herë të fundit u këndua për atë, që pavarësisht se ishte një figurë mjaft kontroverse për shkak të jetës përtej fushës, bëri fëmijët në katër anët e botës dhe jo vetëm të dashuroheshin me futbollin.

Dhe sigurisht për një figurë të kësaj madhësie nuk munguan as mesazhet ngushëlluese. Ndër to mund të veçohet ai i brazilianit Pele, që tha se ‘humbi një nga miqtë e tij më të mirë’ dhe se ‘shpreson që një ditë të luajnë bashkë futboll në qiell’.

Edhe mesazhi i klubit të Napolit pikëlloi këdo. ‘Të gjithë presin që ne të flasim, por tani është koha të qajme,’-shkruhej në reagimin e tyre. Ikja e Maradonës nuk kaloi edhe pa lutjet e Papës, i cili është argjentinas dhe një tifoz i madh futbolli.

Dy nga shumë momentet e paharrueshme të Maradonës në futboll janë goli me dorë në çerekfinalet e Botërorit 1986 kundër Anglisë dhe kërcimi gjatë nxehmjes para ndeshjes me Bayern-in në Kupën Uefa.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:53
Incident në lamtumirën e Maradonës, qytetarët përplasen me policinë në pallatin presidencial (VIDEO)

Dita e lamtumirës së Diego Maradonës nuk ka shkuar edhe aq mirë. Pavarësisht se është një ngjarje që ka trishtuar futbolldashësit dhe jo vetëm në botë, kjo nuk i ka shmangur incidentet në pallatin presidencial në Argjentinë mes policisë dhe personave që vijnë për homazhe.

Kjo pasi shumë njerëz janë grumbulluar para pallatit duke krijuar rradhë të gjatë në periudhë koronavirusi. Për pasojë ka patur edhe përplasje, por që nuk kanë zgjetur shumë.

Ne.k./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës