Fotografi i 'Dorës së Zotit': E pashë menjëherë mashtrimin e Maradonës! Nuk më bëri të pasur

Fotografi i 'Dorës së Zotit': E pashë menjëherë mashtrimin e Maradonës! Nuk më bëri të pasur

Diego Armando Maradona

Fotografi francez Andre LeCoq është personi që dëshmoi golin e shënuar me dorë nga Diego Maradona në finalet e Botërorit 1986 kundër Anglisë. Në një intervistë për mediet në vendin e tij, fotografi tregon se e ka kuptuar menjëherë se goli u shënua me dorë, pasi e kishte në kuadrin e fotos. "Për habi goli nuk u anullua dhe unë nuk e kuptova se çfarë ndodhi. Në momentin e të shkrepjes së aparatit pashë menjëherë mashtrimin e Diegos", thotë LeCoq për golin e Maradonës në stadiumin Azteca të Meksikës.

"Isha pas portës, në vendin e zakonshëm të fotografëve. Po ndiqja topin dhe nuk u shpërqëndrova, e ndoqa me sy. Munda ta shihja përmes lentes se topi u prek me dorë pas daljes së Peter Shilton. Për mua ishte e qartë, e pashë dhe nuk e di pse goli u quajt i rregull", tha fillimisht fotografi.

LeCoq foli edhe për habinë që askush nga fotografët e tjerë nuk e kapi momentin. Në fund edhe një opinion për atë që ai priste pas fotove në lidhje me karrierën, duke treguar se nuk u bë i pasur.

"Në atë moment vetëm mendova: mirë, është një foto e qartë, doli mirë, por do ta kenë bërë edhe të tjerët.U habita kur më pas kuptova se isha i vetmi që e bëra atë shkrepje, madje më shumë se fakti që goli u akordua. Vërtet nuk e kam idenë pse askush tjetër nuk e bëri atë, nuk ia shpjegova kurrë vetes. Por për mua, mund të them, shkoi shumë mirë. E imja ishte prova se Maradona kishte mashtruar. Foto nuk e ndihmoi popullit britanik, por në njëfarë kuptimi ishte dhe ka qenë një dokument i rëndësishëm historik. Fotografia është shfaqur në të gjithë botën, në gazeta, revista, kudo. Ajo u bë e famshme. Por jo, nuk u pasurova. Në atë kohë unë isha fotograf në stafin e L'Equipe dhe ata zotëronin të drejtat për imazhin. Po, mora një bonus, por nuk mjaftoi për të më bërë një njeri të pasur. E pranoj se më lejoi të shtyja veten pak më lart në rendin hierarkik në L'Equipe: në atë pikë unë isha në gjendje të zgjidhja ngjarjet më të mira për të mbuluar", tha Andre LeCoq.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Të ardhurat nga puna jashtë vendit arritën në 458 milionë € për 9 muaj! Banka e Shqipërisë: 17% më shumë se në 2023

Të ardhurat nga puna jashtë vendit arritën në 458 milionë € për 9 muaj! Banka e Shqipërisë: 17% më shumë se në 2023