‘Maradona tani është zgjuar’, mjeku: Opracioni në kokë shkoi me sukses

‘Maradona tani është zgjuar’, mjeku: Opracioni në kokë shkoi me sukses

Ish-futbollisti Diego Armando Maradona, i konsideruar nga disa edhe si më i miri i historisë së këtij sporti, e ka kaluar me sukses operacionin e kryer të martën, konfirmoi doktorri i tij. Operacioni ishte për një hematomë subdurale, e njohur ndryshe si një mpiksje gjaku në tru.

"Kjo hematomë kronike subdurale u hoq me sukses,"- tha mjeku, Leopoldo Luque, në një deklaratë. "Diego e pranoi shumë mirë operacionin. Tashmë është zgjuar dhe gjithçka është në rregull."

Legjenda argjentinase u diagnostikua për herë të parë në klinikën La Plata të hënën dhe u transferua menjëherë në klinikën Olivion rreth 70 kilometra më larg.

Një hematomë subdurale kosniderohet si ‘më e rënda nga të gjithë dëmtimet në kokë’.

Është një mpiksje gjaku në siperfaqen e trurit posht mbulesës së jashtme të kokës, e quajtur durra. Zakonisht vjen nga përplasje që ka pësuar koka, por mund të ndodhë edhe nga lëndime të vogla të cilat nuk mund të vihen re gjatë ditës.

Megjithatë pas operacionin mjeku e cilësoi ‘si një ndërhyrje rutinë’. Maradona të premten mbushi 60 vjeç.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pesë pyetje për 2025-ën

Pesë pyetje për 2025-ën