SELENICE- Një stallë lopësh është përfshirë nga flakët në fshatin Armenë të bashkise Selenice.
Si pasojë e zjarrit janë djegur 19 krerë lopë, tre viça dhe dy krerë dhi, duke i shkaktuar humbje te medha, blegtorit Bardhyl Haxhiraj.
Ngjarja ka ndodhur dy nete me pare, ndersa në të gjithë stallën janë të dukshme shenjat e djegies dhe dëmet e shkaktuara nga flakët.
Sipas hetimeve paraprake, dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një shkëndije elektrike, duke përfshirë në pak minuta të gjithë stallën. Puna 10-vjeçare e Haxhirajt është shkrumbuar.
Me lot në sy, ai tregon momentet e ngjarjes, ndërsa dëmi ekonomik llogaritet në rreth 100 mijë euro. Prona nuk ishte e siguruar, ndaj fermeri shpreson në ndihmë nga shteti, pasi është i rrënuar ekonomikisht.
Policia po vijon verifikimet për të dokumentuar plotësisht rrethanat e ngjarjes, ndërsa nga hetimet paraprake shkak dyshohet rrjeti elektrik.
Komente









