Me makinë të vjedhur në Gjermani dhe pa patentë, arrestohet në Morinë 61-vjeçari nga Kosova

Me makinë të vjedhur në Gjermani dhe pa patentë, arrestohet në Morinë 61-vjeçari nga Kosova

Morinë

Një 61-vjeçar nga Kosova ka rënë në prangat e Policisë ditën e sotme në pikën kufitare të Morinës, pasi automjeti me të cilin ai po lëvizte, ishte i vjedhur në Gjermani.

Në pranga ka rënë Hajdar Kaqanolli, banues në Balloc, Kosovë, i cili u kap pasi pas përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, automjeti tip "Nisan" që drejtonte, rezultoi i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Gjermania, pasi ishte i vjedhur.

Gjithashtu, nga verifikimi i dokumentacionit rezultoi se ky shtetas drejtonte automjetin i pa pajisur me leje drejtimi.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprat penale "Trafikimi i mjeteve motorike" dhe "Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt".

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 23 Janar, 09:41

    Secila parti në zgjedhje me 46 deputetët e parë të fiksuar, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Përplasjet për emrin, Athina deklaroi se 'çështja e Maqedonisë së Veriut është mbyllur', reagon Mickoski: E papërgjegjshme! Do korrigjohen këto padrejtësi

Përplasjet për emrin, Athina deklaroi se 'çështja e Maqedonisë së Veriut është mbyllur', reagon Mickoski: E papërgjegjshme! Do korrigjohen këto padrejtësi