KRUJË- Me maska dhe me doreza, banorët e lagjes së vjetër "Subash" në qytetin e Krujës kanë dalë në protestë përballë Bashkisë në pritje për t'u takuar me kryebashkiakun Artur Bushi apo përfaqësues të Ministrisë së Kulturës.
Ato janë kundër shembjeve të banesave të tyre, që preken nga projekti i rindërtimit të Krujës, duke thënë se shembja e kësaj lagje është shkatërrimi i historisë së qytetit! "Absurditet", "marrëzi" e quajnë banorët këtë plan, pasi kjo lagje sipas tyre është mbi 500 vjeçare.
"Nuk ka kuptim që të shembësh shtëpinë time, fisin tim autokton prej 5 shekujsh, me dokumente jo se më do mua qejfi t'i them këto gjëra. Na kanë miratuar projektin, kemi ndërtuar shtëpinë dhe thamë se do jetojmë të qetë, por ne s'paskemi qenë në shtëpitë tona, nuk kemi qenë në shtëpi", tha një prej banorëve.
Banorët kanë protestuar edhe 3 ditë më parë, ku nuk munguan edhe tensionet me policinë, me këta të fundit që ndërhynë për t'i shpërndarë në shtëpia pasi nuk po respektonin asnjë masë sigurie në kohë koronavirusi. Kjo lagje preket nga projekti i rindërtimit të Krujës, për banorët e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit. Plani u prezantua më herët nga kryeministri Edi Rama.
Fisi Taksa-mbledhesve Turko-Osmane..,pushtues..ne ato Troje Arbnore
Përgjigju