KRUJË- Banorët e lagjes së vjetër të Krujës, Subashi kanë dalë ditën e sotme në protestë pasi janë kundër projektit të rindërtimit, ku preken edhe shtëpitë e tyre. "Absurditet", "marrëzi" e quajnë banorët këtë plan, pasi kjo lagje sipas tyre është mb 500 vjeçare. Me shembjen e këtyre banesave, do të shembet edhe historia, thonë banorët, dhe kërkojnë  nga qeveria që të tërhiqen pas nga ky projekt në të kundërtën do e çojnë çështjen deri në gjykatën e Strasburgut. Mbi të gjitha, sipas tyre më absurde është se për këtë nuk kanë marrë asnjë njoftim zyrtar, por e kanë mësuar ditën që kryeministri Edi Rama ka prezantuar planin e rindërtimit të Krujës. Akuza shkojnë edhe për ministren e Kulturës, Elva Margarit, të cilën e cilësojnë si "të paaftë", pasi në këtë lagje ka monumente kulture, por sipas tyre ajo as nuk ia ka idenë.

"Jemi mbledhur se ka marrë një vendim qeveria që do prishen shtëpitë tona bashkë me pallatet, ne nuk do lejojmë që shtëpitë të prishen se jemi banorë rreth 500 vje. nuk kemi marrë asnjë njoftim nga bashkia, e kemi parë nga Bashkia. Do na presë kryetari ditën e hënë. Janë mbi 30 familje, rreth 20 banesa, shtëpi private."

"Është turp që të prishësh historinë, të prishësh Krujën. kruja nuk ka kala, ka lagje historie, kjo është lagja Subashi, fisi është deri në Rinas, Rinasin na e morën, na kanë humbur 1000 dosje,. Duan të bëjnë një kompensim qesharak, e rëndësishme është Kruja, rrënjët tona, do bëjmë të pamundurën, na fusni poshtë me rrënjët tona. Nuk jemi njoftuar, por pasi pamë njoftimin e Ramës me lajka dhe Lulka, dhe ministres e Kulturës që ta shkarkojnë nga puna, se brenda kësaj zone ka dy monumente kulture, sot i ka futur për shembje, ose se ka ditur ose është e paaftë. Familjarët kanë shkuar dje në Bashki, kryetarin nuk e kemi gjetur. Kemi folur me përfaqësues të Bashkisë, kanë qenë 4 orë debate të nxehta, mund të them që vetëm rrahje s'kanë bërë, se kur të preket prona të prishet shpirti, e ka pranuar që lagjja Subash do prishet. Kemi marrë hartën që tregon se cilat shtëpi do shemben, dhe aty janë shtëpitë tona"

"Jemi informuar në rrugë jo formale, që ishte marrë një çmenduri për arsye të projektit të rindërtim nga tërmeti, plani tregon që pellgu jonë duhet të fshihet nga faqja e dheut të të strehohen banorët e prekur nga tërmeti, po jo në kurriz tonë, janë prona historike, jemi banorë të ndershëm. Ky do të na bëjë kriminelë, i bëj thirrje Ramës, Bashkisë, Ministrisë që hiqni dorë nga kjo marrëzi se është absurditet", shprehen disa nga banorët.

Banorët nuk kanë respektuar masa mbrojtëse për shkak të COVID-19, për këtë është dashur ndërhyrja e policisë, të cilët i kanë bërë thirrje për distancim social.