Janë mbi 5000 mijë viktimat e tërmeteve 7.8 dhe 7.5 ballësh që prekën Sirinë e Turqinë orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne, siç raportojnë mediet. Të dhënat ndryshojnë çdo minutë, ndërsa ende po kërkohen njerëz nën rrënoja, mes mijëra ndërtesave të shembura. Janë 13, 5 milionë banorë që jetojnë në këto zona që preken drejtpërdrejtë nga këto dëme katastrofike humane si dhe materiale. Shumë shtete janë solidarizuar me këtë fakt, sikundër edhe personalitete në fusha të ndryshme. Mes njerëzve të letrave, në vendin tonë ka shprehur ngushëllimin për viktimat edhe shkrimtari Visar Zhiti, i cili siç tregon, u ka shkruar personalisht edhe dy kolegëve të tij, poetit turk Ataol Behramoglu dhe atij sirian Adonis, prej të cilëve ka marrë një përgjigje ku shprehet dhimbja e pikëllimi për jetët e humbura në vendet e tyre.
Statusi i plotë i shkrimtarit Visar Zhiti:
“Tërmet në Turqi dhe Siri, ngjarje tepër e rëndë, me mijëra janë të vrarët e nxjerrë nga gërmadhat e shumta, të plagosurit, por edhe fëmijë, për fat ndërkaq janë shpëtuar plot jetë njerëzore…
Bashkohemi me dhimbjen e pupullit turk e atij sirian. Si ta shrehja këtë? Mbase nëpërmjet poetëve, që njoh… Dhe i shkruajta poetit turk Ataol Behramoglu, një tragjedi e vërtetë, më pergjigjet anglisht, vend pa fat, thotë, me shpresë dhe dëshpërim presim të nxjerrin nga gërmadhat njerëz panumur...
Në Paris jeton poeti sirian Adonis, i mbërriti mesazhi i dhimbjes time dhe m’u kthye falenderimi i tij i pikëlluar…
Lutemi së bashku për popullin turk dhe sirian, ta kalojnë sa më shpejt këtë tragjedi. Popujt të gjithë janë pranë tyre…”, shkruan shkrimtari.

A.D/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Pse po tërhiqen kandidatët e Partisë Demokratike?
-
Presion
49.4%
-
Frikë se humbin
42.7%
-
Arsye të tjera
7.8%
Vota total: 971
Lajme të tjera
-
I mbijetuari i kampeve naziste që u burgos 20 vite nga komunistët, poezia e shkruar nga Kudret Kokoshi
21 Dhjetor 2022, 07:15
-
SPECIALE/ Nga fëmijëria te puna në Vatikan, Visar Zhiti, poeti që shkroi në çdo rrethanë, rrëfehet për 70-vjetor: Ata na donin skllevër, me vargje krijonim lirinë!
9 Dhjetor 2022, 20:51
-
70-vjetori i Visar Zhitit, mbi gjysmë shekulli krijimtari në Bibliotekën Kombëtare, miqtë rrëfejnë poetin: Nga poezia e parë te arrestimi, na mësoi si jetohet dhimbja
5 Dhjetor 2022, 18:13
-
Si sollën kinezët gripin ‘Hong Kong’ në Tiranë, mjeku i njohur tha se vdiqën 300 persona
13 Gusht 2022, 21:42
-
Përshpirtje për Shpresën, zonjën e nderuar
11 Gusht 2022, 11:11
-
‘Suhadja, e bija e firmëtarit të pavarësisë në ‘12-ën, u diplomua në Firence dhe vdiq në çmendinë pasi…’/ Refleksione të shkrimtarit të njohur
6 Gusht 2022, 07:51
-
'Kur Visar Zhiti ngjitej në podium për të marrë ‘Çmimin Ndërkombëtar të Poezisë m’u kujtua viti 1981, kur në galerinë e Spaçit…'/ Kujtimet e Eugjen Merlikës
24 Qershor 2022, 18:30
-
'Presidenti' kthehet në pikën zero, palët akuzojnë njëra-tjetrën për prishje të konsensusit! Alibeaj: Kandidatin tonë ta firmosin socialistët! PS: S’ishte kjo dakordësia
20 Maj 2022, 09:55
-
Ylli Pata: Sulmi ndaj 'presidentit' që erdhi nga Amerika
10 Maj 2022, 17:39
-
Zbulohen dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit për dy poetët e shkrimtarët e njohur/ Dokumenti sekret: Visar Zhiti është arrestuar, por në procesin e Kukësit, ai nuk i ka implikuar shokët dhe…
20 Nëntor 2021, 08:13
-
Visar Zhiti ‘rrëmben’ në Berat çmimin e parë për ‘përkthimin më të mirë’: Ky qytet është një metropol i historisë dhe shpirtit të kombit
19 Shtator 2021, 13:18
-
Ndahen çmimet në konkursin letrar ‘Vexhi Buharaja’ në Berat, mes të vlerësuarve Visar Zhiti, Alban Tufa dhe Alma Zenellari
14 Maj 2021, 16:55