Me Najada Elmazin, në teatër fëmijët lundrojnë pa internet. Shfaqja te “Eksperimentali” me mesazhe kundër varësisë nga teknologjia

Gjithnjë e më shumë të lidhur, përmes internetit, e si pasojë më të izoluar nga bota reale, shoqëria… Në epokën e vrapit teknologjik, më të riskuarit mbeten fëmijët, ndaj, Najada Elmazi, tenton që të përçojë mesazhin e saj përmes teatrit…


“Duke qenë se prej një viti e gjysmë unë merrem me fëmijët, duke punuar me pjesën e aktrimit, kam vënë re se jo vetëm në aktrim, por edhe në fusha të tjera fëmijët e kanë shumë problem pjesën e socializimit me njëri-tjetrin dhe kjo ka qenë ideja e kësaj shfaqje që ata të afrohen”, shprehet Najada Elmazi, regjisore e shfaqjes.

Në shfaqjen “Të lundrojmë pa internet” të mbajtur në skenën e Teatrit Eksperimental për dy netë radhazi, disa prej fëmijëve, nga 4 deri në13 vjeç,  interpretojnë për herë të parë në skenë. Por, për regjisoren është me rëndësi, përçimi i mesazheve nga fëmijët për fëmijët, përmes etydeve, dialogjeve e një larmishmëri performancash… që shpalosin talentin e tyre.

 

“Rolet sigurisht që kanë qenë të vështira, por ata bëjnë veten e vet në skenë dhe jemi munduar që të kapim pikat e tyre më të forta dhe siç e shikoni dikush ka plastikën, dikush karakterin. Dikush është natyrë dramatike, një tjetër komike, pra secili ka  elementët e vet individual”, shprehet më tej Elmazi.

Nga shkolla në familje, skenat ndërrohen dhe fëmijët të vendosur përballë mungesës së internetit, përpiqen të evidentojnë kurthet e teknologjisë, të afrohen me njëri-tjetrin, përmes lojërave, dialogjeve apo imitimit të të rriturve.

 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Berisha me gratë demokrate të LDG: Kjo është qeveria e Luciferit, shqiptarët kanë marrë arratinë! Ministret e Ramës pa forcë morale

Berisha me gratë demokrate të LDG: Kjo është qeveria e Luciferit, shqiptarët kanë marrë arratinë! Ministret e Ramës pa forcë morale