'Dita më e bukur' me tradhti e falje, Ledio Topallaj sjell realitetin francez në teatër! Gentian Zenelaj: Do doja që ‘zgjidhja’ e çifteve në Shqipëri të ish paqësore, si kudo në Evropë

Me autor David Foenkinos, që shkroi novelën ‘bestseller’ “Delikatesa”, pritshmëritë për komedinë “Dita më e bukur” janë të larta.

Shfaqet në Teatrin Eksperimental nën regjinë e Ledio Topallaj, e ka si synim, kërkimin e lumturisë, edhe me koston e ndryshimit rrënjësor të realitetit familjar.

“Është një komedi mbi emocionet njerëzore, mbi marrëdhëniet njerëzore, mbi divorcin, dashurinë... Flet mbi divorcin në stilin evropian dhe jo shqiptar, ku femra është e lirë, e pavarur, vendimmarrëse”, shprehet Zenelaj, që në këtë komedi interpreton në rolin e Mishelit.

Lehtësia e naiviteti me të cilën personazhet kapërcejnë tradhtinë bashkëshortore e atë shoqërore, duke vijuar jetën në një tjetër rrjedhë duken të largëta për realitetin shqiptar.

“Sa do të më pëlqente që kjo shfaqje të argëtonte, por edhe të edukonte njëkohësisht që zgjidhja e mosmarrëveshjeve në çift të ishte shumë paqësore e qytetare, siç ndodh në çdo vend të Evropës përveç Shqipërisë”, shton Zenelaj.

“Duke qenë se është pjesë franceze, edhe jeta në Francë rrjedh ndryshe. Ata janë më të hapur, në ndarjet, marrëdhëniet etj., ndërsa ne shqiptarët jemi pak më të sertë”, shprehet aktori Klodian Hoxha, që në pjesë interpreton rolin e Pierre.

E në fakt regjisori nuk përpiqet t’ia asociojë këtë mentalitet të hapur Shqipërisë, por kërkon të hapë përmes Foenkinos, një dritare drejt zgjedhjeve të tjera, që lejojnë për të gjitha palët, vazhdimësinë e jetës.

“Në thelb është dëshira e gjithsecilit nga ne, për të gjetur njeriun e përshtatshëm dhe lumturinë”, thotë aktorja Adelina Muça, që luan në komedi pjesën e Sofisë.

“Në kohët tona unë mendoj që shumë femra e gjejnë veten aty brenda, dhe uroj shumë që spektatori të vijë ta shikojë, ta shijojë. Është një komedi që të fal shumë të qeshura, por edhe të bën të reflektosh shumë”, shprehet Jorida Meta, e cila interpreton personazhin kryesor të komedisë, Natalinë.

Zilia lind nga mospërmbushja e ëndrrave vetjake, ndaj personazhet nxiten të dalin nga jeta e gënjeshtërt. Në më të mirën e rasteve, mund të duhet pak kohë për të mbërritur tek  ndryshimi, ku e njëjta skenë dramatike pas një viti mund të vijë me ngjyrat e “Ditës më të bukur”.

/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Niku: 20/03/2022 09:44

    O t*ap! Askund ne France, ne evrope as ne bote ndarja e çiftit,prishja e familjes nuk bëhet ne paqe!kujt don me ia shite genjeshtrat si te verteta? Nje pjese e madhe e shqiptareve jetojne ne evrope dhe i dijne gjerat o karafil injorant!

    Përgjigju
  • piku: 20/03/2022 09:02

    o budalla ne itali i djegin me acid grate, ska paqe nen ulli

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?