Profesionet më joshëse, diskutimi në ‘Esencë’ ! Regjisorja: Bota e aktrimit, larmi eksperiencash! Trajneri i sportit: Suksesi është gjithnjë tundim

Puna që bëjmë ndikon shumë gjëra tek ajo që jemi apo duam të jemi. Nis që me kohën që i kushtojmë gjatë ditës apo me pasionin dhe përkushtimin me të cilin e bëjmë diçka. Veçanërisht kur e duam profesionin që bëjmë kjo na shton produktivitetin, por me të vijnë edhe disa rreziqe që jo rrallë cenojnë jetën personale dhe të përditshmen.

Ka disa lloje profesionesh të cilat jo pa shkak konsiderohen joshëse. Sepse ndërveprimi është i tillë që na ndikon edhe jetën. Në studion e “Esencë” me regjisoren Najada Elmazi, trajnerin sportiv  Leonard Zekthi, psikologen Jonida Haxhiu  dhe  në një lidhje skype me DJ Miss Rose.

Të jesh në botën e kinemasë dhe teatrit në petkun e aktorit apo regjisorit është një sfidë sipas regjisores Najada Elmazi. Është një profesion që kërkon  sakrificat e veta por njëherësh sjell joshjen me vete, sepse tundimet dhe larmia e raporteve njerëzore lindin nga qëndrimi për një kohë të gjatë në shesh xhirime apo prova teatri.

Dhe e gjithë kjo panoramë merr me vete edhe paragjykimin për këto lloje profesionesh pa orar që kërkojnë prezencë të palimituar. E njëjta gjë vlen për profesionet sportive me të cilat kontakti me njerëzit është i përditshëm po aq sa tundimi dhe vështirësia për kontrollin e sjelljes njerëzore.

Të jesh një DJ dhe veçanërisht vajzë në Shqipëri ka me vete joshjen që sjell një profesion që për ca kohë konsiderohej ekskluzivitet i djemve. Paragjykimet janë aty por njëherësh edhe tundimi që ka një profesion i cili joshjen në një mënyrë e ka edhe pjesë të pashmangshme të vetën.

Një nga momentet për tu vlerësuar siç edhe panelistët tanë diskutuan është të kuptohesh nga pjesa tjetër e familjes për natyrën e profesionit që bën. Sado e vështirë, me gjykime dhe mendime të dyta që vijnë nga jashtë, të kuptohesh nga partneri /ja dhe pjesa tjetër e familjes është pjesa më e rëndësishme për të çuar më tej punën e përditshme. Me profesione të tilla ku kreativiteti është baza të ndihesh i/e kuptuar është një nga pjesët më të rëndësishme.   

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë