Ish-deputetja e LSI Kejdi Mehmetaj i përgjigjet kryetares së grupit parlamentar demokrat Rudina Hajdari pas replikave që kjo e fundit shkëmbeu në distancë me kreun e shtetit Ilir Meta.

Në një deklaratë të bërë ditën e sotme, Hajdari ndër të tjera deklaroi se nuk mund të vizitojë shtatoren e të atit në Tropojë pasi partia i ka ndaluar të hyjë në këtë qytet. Ish-deputetja e LSI thotë se Hajdari kërkon ftesë për të vënë buqetë tek shtatorja e babait të saj në Tropojë si të ishte një amerikane e vërtetë.

"Amerikania Hajdari kërkon ftesë për të vënë një buqetë me lule tek shtatorja e babait të saj në Tropojë. Ne kujtuam se ishte nga Tropoja, por ajo qenka një amerikane e vertetë e cila nuk mund te shkojë në Tropojë për të nderuar babain e saj pa marrë më pare "autorizim". Kjo po çmend dynjanë!", shkruan Kejdi Mehmetaj.