Sot në veri të vendit u zhvillua ceremonia për vendosjen e emrit të kongresmenit amerikan Eliot Engel rrugës që lidh Tropojën me Gjakovën. Të pranishëm ishin shumë personalitete, mes tyre Presidenti Meta, kongresmeni Engel, kryetari i bashkisë së Tropojës i zgjedhur nga PD-ja, Besnik Dushaj dhe shumë të tjerë.
Pas ceremonisë, Presidenti i Republikës së bashku me kongresmenin Engel vendosën në shenjë respekti një buqetë me lule te shtatorja e Heroit të Demokracisë, Azem Hajdari në sheshin kryesor të Bajram Currit.
Në një status në rrjetin e tij Facebook, Meta ka deklaruar se sa herë shkon në Tropojë ndalon tek shtatorja e liderit të Lëvizjes Studentore, Azem Hajdari.

“Sa herë vij në Tropojë, nuk mund të mos ndaloj para shtatores së liderit të Lëvizjes Studentore dhe mikut tim të Dhjetorit '90, Heroit të Demokracisë dhe Pluralizmit në Shqipëri, Azem Hajdari. Ky respekt i sotëm ishte i dyfishtë pasi nderimin e bëmë së bashku me mikun e madh të kombit shqiptar, Kryetarin e Komisionit të Politikës së Jashtme në Kongresin Amerikan, z.Eliot Engel.”- shkruan Meta.
Por, nga ana tjetër kryetarja e grupit Demokrat, Rudina Hajdari, vajza e Azem Hajdarit ka akuzuar se partia (PD-ja) ka urdhëruar që të mos lejohet që të jetë e pranishme. Përmes një postimi në Facebook, ajo thotë se pavarësisht se në Tropojë iu ndalua që të shkonte, do të shkojë në Kosovë, pra në Gjakovë, ndërsa ka një mesazh për Presidentin Meta dhe kryetarin e bashkisë Dushaj.
"Zoti President dhe zoti Besnik Dushaj, kur të jeni sot para bustit të tim eti në Tropojë, duke u hequr si pro-Amerikan të thekur, mos harroni t’i thoni tim eti që fëmijët e tu nuk janë këtu se kështu urdhëroi Partia. Mua më ndaluat të vi në Tropojë, por në Kosovë jo. Rrugë të mbarë" shkruan ajo. Pasi nuk pranoi që të digjte mandatin, Hajdari është përjashtuar nga PD-ja.
Komente


Ti je vajza e mamit kaq mjafton
PërgjigjuRudi Po sot e gjete te shkosh se te ha maraku shum per Tropojen
PërgjigjuSi nuk e lejuan me vizitu bustin e babit??po e ruanin me ushtare?? S me duket bindese
Përgjigjuse kuptoj pse respekton nje kriminel dhe ty Rudina sma merrte mendja qe do ndjekshe rrugen e tij. Si Babà jam dakord ta duash e ske pse shkon Tropoj hiç
PërgjigjuEdhe ne kohen e Luigjit te 14 nuk besoj te kene ndodhur ato qe kane ndodhur dhe po ndodhin ne Shqiperi.
PërgjigjuMe dhimsesh mi goc ,por ata ta moren babain po keta te ndalojn te vizitosh bustin.Keta Jan parti fashiste .ke shum kujdes se nuk ekan per ndonje gje edhe te bejn ndonje puc edhe ty. Mos trego axhenden sidomos ne rrug te gjata.,se mund te biesh ne gremin sic ra oldashi i ndjer. Te uroj fat.
PërgjigjuO Shqiptar shikoni se çfar bën partia fashiste demokratike. Më keq se partia e enver kriminel hoxhës. Bën luft klasash. Nuk lejon të bijën e azem hajdarit të shkoi te busti i të jatit po kjo është kulmi i MASKARALLËKUT. E lyli do pastaj elektorat o pik e zez me lyl dylun.
PërgjigjuTi moj cike nuk e meriton me pas mbiemrin Hajdari sepse ti dole ne radhe te pare jashte cdo vlere qe luftoi per liri dhe demokraci babai juaj por ti je aty ne ate pozite me urdherat e Edi Rames dhe mamit se mos ti bejne gje ne gjykaten korruptive keshtu qe mos u ba marak per Tropoje se ka kush i del per zot ti vazhdo me urdherat e partise qe perfaqeson (PS)
PërgjigjuShikoni ne cfare niveli I trajtojme shqiptaret dhe ne cfare niveli te haunt. Presidenti Meta I pari duhet te thoshte disa fjale por si duket eshte i zene me komentet per reformen ne Drejtesi
Përgjigju