‘Synojmë 19 mandate, por me ndihmën e Bashës mund të fitojmë 20 mandate në Tiranë’ kështu deklaroi në Report TV bashkëdrejtuesi i Qarkut Politik në Tiranë për Partinë Socialiste Ervin Bushati.
Duke folur për zgjedhjet 25 prillit, deputeti socialist u shpreh se ato po kërkojnë një mandat të ritë bazuar në punën e tyre.
Teksa po fliste për zhvillimin e fushatës në kushte pandemie, Bushati tha se po përpiqen që të jenë të kujdesshëm, pasi shëndeti vjen i pari dhe se vendi është nën shtrëngimin e kësaj pandemie.
‘Kërkojmë një mandat të ri bazuar në ambicien, punën dhe rezultatet e asaj që kemi bërë këto vite. Ne kemi një fokus të veçantë, kërkon një impenjim gjithmonë dhe më të madh. Ajo që përpiqemi të bëjmë këto ditë është të jemi më pranë njerëzve tonë halleve të qytetarëve të përpiqemi të kryejmë funksionet tona për shkak të pandemisë.
Në radhë të parë është shëndeti dhe po përpiqemi të jemi sa më të kujdesshëm, Shqipëria është nën shtrëngimin e kësaj pandemie që askush nuk e kishte menduar se do të zgjaste kaq shumë. E drejta e votës për demokraci për të zgjedhur atë që është më i zoti nuk mund ti mohohen qytetarëve. Njerëzit e kanë dëgjuar, ne përpiqemi në maksimum, duam të ruajmë familjen, njerëzit tanë. Është e vështirë dyfish që në këto kohë të jesh dhe pranë qytetarëve dhe të ruash këto masa.
PS si forca më e madhe politike dhe në maxhorancë, opozita sot nuk kanë deputetë prezentë në zonë. Kurse PS ka deputet të zgjedhur në atë zonë dhe vijojnë me përkushtim punës që kanë, ne nuk e kemi braktisur asnjëherë punë. Ajo që vë re është se nuk kanë nga një deputet për zonë. PD ndoshta pret të marrë 8 deputet në qarkun e Tiranës. Askush nuk është në zonën e vet ku ka qenë më parë. Janë të gjithë të lëvizur nga zonat e veta. Në njësinë e vet zoti Basha humb dhe nuk mund të kërkojë një mandat nga të gjithë shqiptarët.
Kemi një target për të arritur 19 deputet me socialistët tanë. Me ndihmën e zotit Basha mund të arrijmë 20, mund ta diskutojmë me 26 prill. PD ka sot 8 njerëz në Tiranë pasi aq njerëz ka zgjedhur. Basha e di që me Tiranën ka dështuar, më duket absurde. Nuk ka një probabilitet që zoti Basha të arrijë dhe të krijojë maxhorancën.’- u shpreh Bushati.
Sa i përket integritet të figurës së kandidatëve për deputetë, Bushati tha se PS ka zgjedhur skuadrën më të mirë.
‘Në Shqipëri ka gjithmonë një shqetësim nga ndërkombëtarët për shkak të demokracisë së brishtë. Ne jemi të angazhuar plotësisht të kandidojmë qytetarët më të mirë, ato që kanë një rekord apo eksperience pune më të mirë. Ne kemi sjellë skuadrën me njerëzit më të mirë.’- tha Bushati.