Më pak interesa, më pak 'borxhe'! Kreditë me probleme bien në nivelin më të ulët historik (VIDEO)

Sinjale pozitive për bilancet e bankave po sjell edhe viti 2025. Kreditë me probleme vijojnë të ulen, duke prekur nivelet më të ulëta historike muaj pas muaj.

Shifrat e fundit të Bankës së Shqipërisë tregojnë se kreditë me probleme në muajin janar zbritën në nivelin 4.12%, nga 4.88% që ishin në të njëjtin muaj të vitit 2024, pra janë tkurrur me 0.76%.

E përkthyer në vlerë, kredia e klasifikuar me probleme është në vlerën 346 milionë euro nga 361 milionë euro që ishte vlera në fund të janarit të 2024-ës. Ndërsa totali i kredisë së dhënë për ekonominë në fund të janarit ishte 8.4 miliardë euro, nga 7.4 miliardë euro që ishte në janar të 2024-ës.

Banka Qendrore pati deklaruar se pozitive vjet ishte fakti që nuk u regjistruan kredi të reja me probleme, në raport me vitet e kaluara, madje pati edhe ndërgjegjësim të kredimarrësve problematikë pasi nisë të shlyenin kreditë me probleme.

Por nga ana tjetër ndikim pozitiv në pagimin në kohë të kësteve të kredive ka dhënë edhe ulja e normave të interesit për të gjitha kreditë si në valutë ashtu edhe në monedhën kombëtare. Ulja e interesave i ka bërë më të lira këstet, ndërkohë që edhe zhvlerësimi i valutave po ashtu ndikon pozitivisht në kthimin e kredive që janë marrë në monedhë të huaj.

Vetë bankat për të shmangur rritjen e kredive me probleme po tregohen më të kujdesshme në kredidhënie, duke shtrënguar kushtet sidomos për qytetarët, në mënyrë që të mos rrezikojnë për një tjetër rritje të kredive me probleme.

KREDIA PËR EKONOMINË
Janar 2024            7,409 mln euro
Janar 2025            8,409 mln euro
Diferenca               +1 mld euro
 

 

KREDIA ME PROBLEME
Janar 2024            4.88% ose 361 mln euro
Janar 2025            4.12% ose 346 mln euro
Diferenca            -0.76% ose -15 mln euro

 

G.M./SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 17 Mars, 09:11

    Mendoni se Parlamenti i dalë nga zgjedhjet e 11 majit do të jetë më cilësor?



×

Lajmi i fundit

'Gërdeci'/ Ngjela për Report Tv: Berisha desh vdiq, doli si kufomë, ai dhe familja drejtonin biznesin! Pres që SPAK ta çojë çështjen deri në fund, erdhën prova të reja

'Gërdeci'/ Ngjela për Report Tv: Berisha desh vdiq, doli si kufomë, ai dhe familja drejtonin biznesin! Pres që SPAK ta çojë çështjen deri në fund, erdhën prova të reja