Një 29-vjeçar shqiptar është arrestuar në Barcelonë pasi ishte në kërkim ndërkombëtar nga Franca e Spanja.

Guardia Civil e ndaloi në Paseo de Gràcia ndërsa me vete mbante një pistoletë Makarov të mbushur me shtatë fishekë dhe “gati për të qëlluar”, si edhe dokumente false.

Ndaj 29-vjeçarit ishin në fuqi dy urdhër-arreste evropiane për arrestim dhe dorëzim, të lëshuara nga autoritetet franceze për trafik droge dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale, si edhe një urdhër arresti nga një gjykatë në Barcelonë për vjedhje automjetesh.

Agjentët e ndoqën derisa arritën ta neutralizonin dhe arrestonin.

Përveç armës, i dyshuari mbante dokumente false me nënshtetësi greke, që i përkisnin identiteteve të tjera, si edhe 1.470 euro cash që kishte me vete. Tashmë ai do të gjykohet nga Gjykata Kombëtare e Spanjës./La Provincia