Me pistoletë e shkopa bejsbolli në makinë, arrestohen dy të rinjtë në Lezhë

Me pistoletë e shkopa bejsbolli në makinë, arrestohen dy të rinjtë në Lezhë

Arma e sekuestruar

LEZHË- Policia e Lezhës ka arrestuar dy të rinj, pasi janë kapur më armë zjarri. Efektivët kanë ndaluar për kontroll, një makinë tip 'BMW' në zonën 'Lalm i ri', me drejtues Brodinel Deda, dhe me pasagjer Fiorald Ndoj.

Gjatë kontrollit është gjetur një armë zjarri pistoletë me krehër me fishekë dhe një shkop bejsbolli, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin.

Në përfundim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë u bë arrestimi në flagrancë i dy të rinjve, banues në Zejmen Lezhë, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe e municionit" dhe "Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta".

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

'Të ishte sulm ndaj meje nuk do kisha reaguar', Rama për Report Tv: Kur sulmohet Shqipëria, e pamundur të mos reagoj

'Të ishte sulm ndaj meje nuk do kisha reaguar', Rama për Report Tv: Kur sulmohet Shqipëria, e pamundur të mos reagoj