Mirditë/ Me pistoletë me fishek në fole, kapet 29-vjeçari nga Nikla me dy emra, po arratisej drejt Italisë! Në kërkim për dhunimin e gjobitjen e pronarit të një karburanti (VIDEO+EMRI)

LEZHË- Një 29-vjeçar nga Nikla e Fushë-Krujës, i shpallur në kërkim për krime kundër personit, armëmbajtje pa leje dhe kanosje për dhënie pasurie, është arrestuar dot (3 nëntor) në Mirditë.

Aleksandër Senaj (Ndoj) po përgatitej për t'u larguar ilegalisht drejt Italisë, teksa cilësohej edhe person me rrezikshmëri të lartë kriminale, i proceduar brenda dhe jashtë vendit, teksa qarkullonte me pistoletë në brez dhe me fishekun e saj në fole, gati për qitje.

Ai kishte edhe dy vepra të tjera penale, nga të cilat një me masë sigurie "arrest me burg". Më 15 Tetor ka dhunuar në bashkëpunim me një shokun e tij, në kërkim, pronarin e një karburanti në "Rrugën e Kombit" në Mirditë, me qëllim pagesën, kurse në muajin gusht ka qëlluar me armë drejt makinës në të cilën udhëtonte një shtetase rumune, fatmirësisht pa shkaktuar lëndime.

Ndoj sipas policiase, po përpiqej të arratisej drejt Italisë, kur u lokalizua dhe ndalua. Ai ka qenë i dënuar edhe në Itali për akuzën e grabitje. Operacioni është koduar "The End", (Fundi).

Njoftimi i policisë:

"Finalizohet operacioni policor i koduar “THE END“, për kapjen e një personi me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Operacioni nga Komisariati i Policisë Mirditë, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale në DPPSH dhe shërbimet operacionale të DVP Lezhë, nën drejtimin e Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë.

Kapet dhe vihet në pranga  një 29 vjeçar i kërkuar për krime kundër personit, armëmbajtje pa leje dhe kanosje për dhënie pasurie. Në momentin e  lokalizimit dhe kapjes, forcat operacionale i gjetën 29 vjeçarit një armë zjarri pistoletë me fishk në fole gati për qitje. Në kuadër të procedimit penal të vitit 2024, të nisur nga Komisariati i Policisë Mirditë, bazuar në informacionet e grumbulluara përgjatë hetimit dhe inteligjencës policore, u organizua dhe finalizua me sukses operacioni, ku u bë e mundur lokalizimi dhe arrestimi i shtetasit të shpallur në kërkim, (person me rrezikshmëri të lartë shoqërore):

Aleksandër Senaj  Alias A.N, 29 vjeç,  banues në Dukagjin i Ri, Thumanë, Krujë, i dënuar më parë në shtetin Italian për vjedhje me armë. Ky shtetas po përgatitej për tu larguar në mbrëmje ilegalisht drejt Italisë. Gjatë operacionit, në momentin e kapjes, shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale  këtij shtetasi i gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 1 (një) armë zjarri pistoletë Bereta, me fishek në fole gati për qitje por nuk ka mundur dot të reagojë pasi ndërhyrja e shërbimeve  të Policisë ka qenë e befasishme dhe e shpejtë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Mirditë për veprat penale të “Shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie”, “Plagosje e lehtë me dashje” e kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarakë”, në lidhje me ngjarjen e ndodhur në datë 15.10.2024. 29 vjecari në bashkëpunim me shtetasin K.B alias K.M, (i cili aktualisht ndodhet në Itali dhe është shpallur në kërkim) në ambientet e një subjekti privat (karburant), në rrugën e Kombit në Mirditë, kanë goditur me sende të forta dhe kanosur me armë zjarri për dhënie pasurie pronarin e këtij subjekti  shtetasin A.Xh.

Gjithashtu ndaj shtetasit Aleksandër Senaj, alias A.N, në shtator 2024, Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm  Tiranë, i ka caktuar  masën e sigurisë “Arrest në Burg”, në mungesë,  për veprat penale të “Vrasjes me paramendim” e ngelur në tentativë dhe “Prodhimi dhe mbajtje pa leje e armëve të zjarri dhe municioneve luftarak”, pasi: Më datë 11.08.2024, në vendin e quajtur Dukagjin i Ri, Krujë, ku ky shtetas ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti me të cilin udhëtonte një shtetase rumune. Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme".

SI.E./A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mamurras: 03/11/2024 16:16

    Pa merak se kshu siq ja ke nis se ke te gjat dhe ti se ske mi dhan dum se pri kuj ka me te ardh

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?