Një 23-vjeçar që qarkullonte me pistoletë në qytetin e Bajram Currit është arrestuar nga policia.Ai u kap ndërsa lëvizte me makinën e tij në gjendje të dehur teksa më herët kishte qëlluar në ajër.

Arma dhe automjeti u sekuestruan, ndërsa materialet hetimore i kanë kaluar prokurorisë.

-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.