Ruth Huber, ambasadorja e Zvicrës në Shqipëri, tha në konferencën për shtyp krah Avokatit të Popullit se përmirësimi i qeverisjes dhe forcimi i institucioneve janë kyçe për demokracinë në Shqipëri. Ajo nënvizoi se Raporti i Avokatit të Popullit duhet të merret në konsideratë nga parlamenti dhe ky institucion të shihet si bashkëpunëtor. Gjithashtu u shpreh se institucionet e pavarura duhet të mbështeten.
“Konstatimet dhe rekomandimet e raportit duhen që të konsiderohen dhe miratohen. Inkurajojmë parlamentin që ta mbështesë dhe të përforcojë kuadrin ligjor. Qeveria shqiptare duhet të lëvizë nga njohja në veprim. Avokati i Popullit duhet të shihet si bashkëpunëtor. Zvicra e konsideron Avokatin e Popullit të rëndësishëm në jetën demokratike dhe duhet të bëhen kontrolle për të forcuar besimin dhe kjo është arsyeja pse i mbështesim institucionet. Grupet e margjinilizuara dhe individët janë në risk të lartë që t’u nënshtrohen pengesave. Respektimi i të drejtave të njeriut nuk është kërkesë për aderimin në BE, por është mbrojtja e të drejtave të njeriut dhe kjo kërkohet për qytetarët shqiptarë”, tha Huber.
Lajmi kryesor:
Zjarri te pallati i ‘Arlis’, Endrit Shabani: Probleme me pushtetin vendor, kemi ngritur task forcë për sigurinë e shtëpive! Banorët të strehohen në banesa sociale











