Një 40-vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi është gjetur me armë pa leje. Ai po lëvizte në zonën e Liqenit të Thatë kur gjatë kontrollit të makinës, në çantë iu gjet pistoleta dhe fishekët, tashmë të sekuestruara.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Qarkullonte me automjet, i armatosur me pistoletë, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 40-vjeçari.
Sekuestrohen 1 armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.
Si rezultat i kontrolleve të befasishme të kryera nga shërbimet e Sektorit Operacional, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” dhe Komisariatit të Policisë Nr. 1, në zonën e Liqenit të Thatë, u ndalua për kontroll automjeti me të cilin qarkullonte shtetasi G. K., 40 vjeç.
Gjatë kontrollit fizik, këtij shtetasi iu gjet dhe sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë dhe një krehër me municion luftarak.
Në përfundim të veprimeve procedurale, shtetasi G. K. u arrestua në flagrancë për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.










Komente
Komento