Në kulmin e debatit mbi përkatësinë e lahutës, Bald in Black & Maria Prifti sjellin hitin "This is Albania" ku në fokus janë pikërisht dy nga vlerat identifikuese të përkatësisë kombëtare të shqiptarëve e, lahuta dhe plisi.
Pak orë më parë është publikuar hiti i ri “This is Albania “, që në shqip do të thotë “ Kjo është Shqipëria” ku e gjithë kënga në thelb është një gërshetim i bukur midis muzikës rrep dhe përgjatë gjithë kohës, klipin e shoqërojnë pamjet e bukurive natyrore shqiptare, ndërsa në sy bie edhe lahuta, dëshmia më e hershme që ne shqiptarët kemi rreth përdorimit të veglave muzikore me hark, si pjesë e kulturës e folklorit shqiptar.
“Shumë ne jemi anembanë. Jemi shqipe e pandarë. Në probleme dhe stuhi, të gjithë ne bashkë jemi një”, janë disa nga vargjet e kësaj kënge.