Me “Premier League” dhe “Champions” të fituar, Petr Cech njofton dorëheqjen

Me “Premier League” dhe “Champions” të fituar, Petr Cech njofton dorëheqjen

Portieri i Arsenal, Petr Cech

Portieri i Arsenal, Petr Cech, do të tërhiqet në fund të sezonit nga futbolli I luajtur. 36-vjeçari I cili periudhën më të sukseshme e pati te Chelsea, me anë të një postimi në rrjetet sociale ka lajmëruar se në fundin e këtij sezoni do të varë këpucët në gozhdë.

Në karrierën e tij mbi të tjera Cech ka fituar 4 “Premier League” dhe një Champions League. Ndër të tjera në statusin e tij lexohet: “Ky është sezoni i 20 si futbollist profesionist dhe janë bërë 20 vitë që nga hera e parë që firmosa një kontratë profesionale. Kështu që ndiej se ka ardhur moment I duhur për të lajmëruar se në fund të sezonit do të tërhiqem. Kam luajtur për 15 vite në Premier League dhe kamë fituar çdo trofe të mundshëm. Them se kamë arritur
çdo gjë që duhej të arrija. Do të vazhdoj fort punën me Arsenal dhe shpresoj që të fitoj një trofe edhe këtë sezon.”

Cech ka mbrojtur për 14 vite edhe portën e kombëtares Çeku ku ka zhvilluar 124 ndeshje. Nga kombëtarja ai utërhoq në vitin 2016 pas Europianit në Francë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

‘Prokuroria, gjykatat ishin të korruptuara’, Ngjela: SPAK arritje e madhe! Meta sulmon Dumanin se kërkon mbrojtje publike, ka humbur ekuilibrin

‘Prokuroria, gjykatat ishin të korruptuara’, Ngjela: SPAK arritje e madhe! Meta sulmon Dumanin se kërkon mbrojtje publike, ka humbur ekuilibrin