Me president të ri pas 3 dekadash, entuziazëm te Iliria! Selmani: Synojmë ngjitjen në Kategorinë e Parë

Një erë e re premtuese pas më shumë se tre dekadash ka nisur te klubi i Ilirisë. Tanimë fushëkrujsit do të sponsorizohen nga biznesmeni Nazmi Selmani, ndërsa si objektiv të parë në sezonin e ri kanë lënien e Kategorisë së Dytë. Djali i presidentit, Gentian Selmani, i cili aktivizohet si portier te Tirana, ka folur për objektivat që ka klubi i Ilirisë.

“Ne jemi një familje që e duam shumë futbollin. Kemi objektiva të qarta për të ndihmuar ekipin e qytetit tonë. Një qytet ku jemi rritur që shpresojmë ta shohim sa më lart. Shpresojmë që këtë vit, në organizim dhe aspekte të tjera, të ngjitemi në Kategorinë e Parë,”-u shpreh Gentian Selmani.

Me afrimin e Nazmi Selmanit edhe pamja e stadiumit ‘Redi Maloku’ ka ndryshuar, ndërsa duke qenë në periudhë merkatoje Iliria po punon për të afruar futbollistë sa më cilësorë të jetë e mundur.

“Kanë filluar ndryshime që te infrastruktura, stadium, çdo gjë. Ekipi do përmirësohet ditë pas dite. Kemi marrë lojtarë të rinj, ndërsa ka të tjerë në provë që do shihen deri në fillimin e kampionatit. Si fillim blerja e parë ka qenë Taulant Sefgjini, një shok skuadra te ekipi i Laçit. Ai do jetë edhe kapiteni i ekipit,”-tha Gentian Selmani.

Sezonin e ri Iliria e nis nga Kategoria e Dytë, ndërsa projekti disa vjeçar parashikon ngjitjen e ekipit në Superligë.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja