'Me prirje spiunazhi', Holanda ndalon 'Deepseek' në pajisjet qeveritare

'Me prirje spiunazhi', Holanda ndalon 'Deepseek' në pajisjet qeveritare

Deepseek

Holanda ka vendosur një ndalim të ri për përdorimin e aplikacionit të inteligjencës artificiale të kompanisë kineze DeepSeek në pajisjet që i përkasin qeverisë. Këtë masë e ka njoftuar ministri i Shtetit për Digjitalizimin dhe Marrëdhëniet e Mbretërisë, Zsolt Szabo, i cili tha se përdorimi i DeepSeek-ut është ndaluar për të ruajtur sigurinë e të dhënave qeveritare.

DeepSeek është cilësuar si një “aplikacion me prirje për spiunazh” nga autoritetet holandeze, duke e bërë të papranueshëm përdorimin e tij në pajisjet shtetërore. Ky ndalim do të zbatohet për pajisjet e qeverisë qendrore, ndërsa autoritetet lokale mund të vendosin masa të ngjashme për punonjësit e tyre.

Në një deklaratë të fundit, Autoriteti Holandez për Mbrojtjen e të Dhënave Personale ka këshilluar përdorimin e kujdesshëm të aplikacioneve të tilla, duke theksuar rreziqet që mund të sjellë për sigurinë e të dhënave personale. DeepSeek, i mbështetur nga fondi kinez “High-Flyer Capital Management”, ka lansuar modelin e tij të ri DeepSeek-R1 në janar të këtij viti, që është shpejt bërë një nga aplikacionet më të shkarkuara në mbarë botën, sipas mediave të huaja.

Ky ndalim nga Holanda është pasuar nga disa shtete të tjera si SHBA, Teksas, Italia, Australia, Tajvani dhe Koreja e Jugut, të cilët kanë ndërmarrë hapa të ngjashëm për të kufizuar përdorimin e DeepSeek, duke theksuar shqetësimet për sigurinë dhe privatësinë. 

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 28 Mars, 18:47

    Fileto pule me salmonelë, sa të sigurta janë produktet që konsumojmë?



×

Lajmi i fundit

Arben Malaj: Berisha, si babai që e rrit fëmijën dhe në fund e vret! Ja përplasja ime në një darkë me të dhe të shoqen

Arben Malaj: Berisha, si babai që e rrit fëmijën dhe në fund e vret! Ja përplasja ime në një darkë me të dhe të shoqen