Në Tiranë u zhvillua konferenca me temë "Cilësia e drejtësisë në Shqipëri”.

Gjatë fjalës së tij, kreu i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi tha se cilësia e drejtësisë matet edhe me forcën e arsyetimit, qartësinë dhe parashikueshmërinë e vendimmarrjes.

"Cilësia e drejtësisë nuk matet vetëm me shpejtësinë e gjykimit apo uljen e ngarkesës së çështjeve, por mbi të gjitha me forcën e arsyetimit, qartësinë dhe me parashikueshmërinë e vendimmarrjes. Shpejtësia është e rëndësishme, por shpejtësia pa arsyetim dhe pa koherencë kthehet në rrezik për sigurinë juridike. Ngarkesa dhe prapambetja janë realitete që nuk i shmangim lehtë. Megjithatë, drejtësia nuk mund të matet vetëm me numra. Treguesit statistikorë janë të dobishëm, por prova kryesore mbetet vendimi i arsyetuar, i kuptueshëm dhe i zbatueshëm.", theksoi ai.

Kreu i KLGJ, Ilir Rusi deklaroi se do ketë shtim të magjistratëve.

"Qëndrueshmëria e vendimeve dhe vijueshmëria e interpretimit janë kusht që ligji të zbatohet pa devijime. Koherenca e jurisprudencës nuk është luks, nuk është një qëllim akademik; është siguri juridike dhe barazi. Mjafton të shohim pasojat kur kjo mungon; zgjidhje të ndryshme për raste të ngjashme, krijojnë pasiguri për qytetarin, rrisin pasigurinë dhe dobësojnë besimin publik.", u shpreh Sadushi.

Ndërsa ambazadori i BE në vendin tonë, Silvio Gonzato shprehu shqetësimin se dosjet nëpër gjykata janë stok. Ambasadori shtoi se duhet të shtohet numri i gjyqtarëve dhe prokruorëve.

"E di që nuk është e lehtë që të punosh nën trysni e presion, në një stok të madh dosjesh. Këto sfida kërojnë zgjidhje. Na duhen më shumë gjyqtarë e prokurorë të mbështetur nga një numër këshilltarësh dhe asistentësh ligjorë. Si hap fillestar të gjitha vendet e lira duhet të plotësohen.", tha Gonzato.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:13
“S’ka kohë për të humbur”- Ambasadori i BE në Shqipëri: Dosjet nëpër gjykata janë stok, të shtohet numri i gjyqtarëve e prokurorëve, si dhe i asistentëve të tyre ligjorë

 

Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato, është shprehur se Shqipërisë i duhen më shumë gjyqtarë e prokurorë, si dhe asistentë ligjorë për ta.

Komentet Gonzato i bëri në aktivitetin KONFERENCA KOMBËTARE "Cilësia e Drejtësisë në Shqipëri", ku u mblodhën sëbashku gjyqtarë të të gjitha niveleve, përfaqësues të institucioneve të qeverisjes së gjyqësorit dhe prokurorisë, profesionistë të fushës juridike, ekspertë të shoqërisë civile dhe partnerë ndërkombëtarë, për të diskutuar se si një praktikë gjyqësore koherente dhe e aksesueshme mund të forcojë cilësinë e drejtësisë në Shqipëri.

Gonzato tha gjithashtu se gjyqtarët dhe prokurorët në Shqipëri po përballen me sfida të vështira këto kohë, pasi sipas tij, ata janë të detyruar që të punojnë nën presion dhe me një numër të madh dosjesh.

Gonzato bëri thirrje që këshillat të vijojnë shumë shpejt me vlerësimet dhe emërimet e nevojshme të gjyqtarëve, prokurorëve dhe asistentëve të tyre ligjorë, në mënyrë që puna në sistemin e drejtësisë të vazhdojë normalisht.

“I kuptoj sfidat që kanë gjyqatarët. E di që nuk është e lehtë që të punosh nën trysni e presion, në një stok të madh dosjesh. Këto sfida kërojnë zgjidhje. Na duhen më shumë gjyqtarë e prokurorë të mbështetur nga një numër këshilltarësh dhe asistentësh ligjorë. Si hap fillestar të gjitha vendet e lira duhet të plotësohen.

Kjo do të thotë se këshillat duhet të vijojnë shumë shpejt me vlerësimet dhe emërimet e nevojshme. Nuk ka kohë për të humbur. Numrat duhet të rriten për të mbështetur më shumë gjyqtarët në punën e tyre të përditshme.

Është shumë e thjeshtë pra. Gjykatat duke pasur të gjithë gjyqtarët në detyrë me asistentët ligjorë përkatës, funksionojnë me mirë. Gjykata e lartë është një shembull i qartë për këtë”, tha mes të tjerash Gonzato.

Ora 10:03
'Grup pune për shtimin e magjistratëve'! Ilir Rusi: Nëse një çështje nuk zgjidhet në kohë, krijohen probleme

 

Kreu i Këshillit të Lartë Gjyqësor, Ilir Rusi tha se mbështetja e ambasadorit të BE, Silvio Gonzato ka qenë e madhe për institucionin që ai drejton.

Rusi u shpreh se mbështetje ka pasur edhe nga Eurojust.

“Kjo tregon që roli i Gjykatës së Lartë, është shumë determinante. Mendimet më të pjekura, do bëjnë më të mirën për sistemin. Dua të falenderoj zotin Gonzato, është kujdesur që Këshilli i Lartë Gjyqësor (KLGJ) të pëmbushë disa detyrime, edhe në logjistikë. Bashkëjetesa ime ka qenë me Eurojust, ka qenë mbështetje e madhe teknike dhe logjistike.", theksoi ai.

Rusi deklaroi se do ketë grup pune për shtimin e magjistratëve. Sipas tij, nëse një çështje nuk zgjidhet në kohë, krijohen probleme.

"Cilësia është relative. Një çështje mund të zgjidhet shumë mirë, por nëse nuk zgjdhet në çështjen e duhur, krijon çështje të tjera. Infrastruktura tekngjike po përmirësohet, infrastrukturë fizike nuk ka. Reforma është në fazën e tretë të saj. Edhe në këtë sallë flasim shumë bukur, por nuk kemi infrastrukturë. Cilësia ka të bëjë me profesionalizmin. Cilësia është e jona, çdo ditë duhet të punojmë për të rritur profesionalizmin. Do përpiqemi të përmirësojmë mjediset e punës, buxhetin. Vakanca tjetër e përcaktuar në momentin fillestar, gjyqtarët e Gykatës së Lartë janë ndihmës gjyqtarë. 25 vanakca duhet të ishin parashikuar që kur u bë ligji i reformës në drejtësi. Tani shikohet nevoja për rritjen e magjistratëve. Sistemi po merr rolin e vet, për të mbajtur standardet më të mira.", theksoi ai.