Me sa gra e tradhtoi Princi Philip Mbretëreshën Elizabeth II dhe cilat janë ato (Foto)

Me sa gra e tradhtoi Princi Philip Mbretëreshën Elizabeth II dhe cilat janë ato (Foto)

Mbretëresha Elizabeth II dhe Princi Philip

Mbretëresha Elizabeth dhe Princi Philip kanë mbushur plot 70 vite martesë më 20 nëntor të vitit 2017. Një bashkëjetesë vërtet jetëgjatë por pas tyre fshihen sekrete, gënjeshtra dhe tradhti që çifti i njohur nuk kanë arritur t’i fshehin dot.

Shtypi dhe tabloidët britanikë janë përpjekur gjithmonë të mos rrëmojnë në këtë anë të errët të historisë së dashurisë mes tyre, por nuk i kanë rezistuar tundimit për të ndarë emrat e grave më të bukura që presuprozohen të kenë qenë të dashurat e princit Philip, shkruan Living.

Pat Kirkwood

Pat Kirkwood është një ndër emrat e shumtë që është përfolur për një lidhje të mundshme dashurie, me dukën e Edinburgh-ut, princin Philip. Aktorja, balerina dhe këngëtarja e muzikës jazz mendohet të ketë patur një marrëdhënie jashtëmartesore me Philip në vitin 1948, një vit pasi ai ishte martuar. Ata u takuan pas një shfaqjeje në teatrin ‘’Hippodrome”, hëngrën darkë në restorantin ‘’Les Ambassadeurs’’ dhe kaluan natën bashkë. Historia e tyre zgjati pothuajse një vit.

Galina Sergeevna Ulanova 

Në një skenë të filmi ‘’The Crown2”, Claire Foy në rolin e mbretëreshës Elizabeth, gjen në një prej valixheve të të shoqit një medalje me foton e një balerine. Bëhet fjalë për Galina Ulanova, balerinën ruse e cila ishte një ndër artistet më të njohura të pas viteve 1940 në Mbretërinë e Bashkuar. Nuk dihet nëse skena e filmit përkon me realitetin, por ekzistojnë shumë gojëdhëna se ajo ishte një nga të dashurat e princit Philit, madje ky i fundit ishte i marrosur pas elegancës së prima ballerina-s së njohur.

Katie Boyle

Katie Boyle është emri i artit i Caterina Irene Elena Maria Boyle, e bija e një markezi të pasur fiorentin dhe anglezes Dorothy Kate Ramsden. Vajza bukuroshe pushtoi pasarelat britanike në fillim të viteve '40 dhe më pas u kthye në një nga zërat kryesorë të BBC-së. Sipas shtypit britanik, lidhja e Katie dhe princi Philip ka zgjatur disa vite, madje ekzistojnë edhe fotografi që dokumentojnë se në vitin 1950 princi u detyrua të dilte nga dera e pasme shërbimit, që të mos kapej nga burri i Kate, Richard Bentinck Boyle.

Helene Cordet

Ndryshe nga gratë e mësipërme, Helene Cordet ishte një mike fëmijërie e dukës së Ediburgh-ut, por raporti i saj me mbretëreshën Elizabeth nuk ka qenë kurrë i mirë. Shtypi anglez filloi të dyshonte se aktorja kishte diçka me princin Philip pasi solli në jetë dy fëmijë dhe nuk rrëfeu kurrë atësinë e tyre.

329/4
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!