Deputeti Saimir Korreshi ndonëse sot ka shkuar të kërcejë, nuk performoi pa shalqirin e Lushnjës.

Në një Quickstep, me partneren e tij Livia, me këngën “Biçikleta” të Françesk Radit, deputeti bëri çdo shqiptar të kërcejë nga shtëpia.

Iliri: Sa e shet kilen?

Saimiri: Shalqi bio, 600 e shes kilen.

Duket se Korreshi është gati të provojë një eksperiencë të re në ekranin televiziv shqiptar me motivin për të fituar çmimin e madh, të cilën ai premtoi t’jua dhurojë shtëpisë së fëmijëve autik.