Me shishe plastike nga Maroku drejt Spanjës! I riu tërheq vëmendjen e mediave ndërkombëtare! (VIDEO)

Imazhi i një të riu që ka përdorur shishe plastike për ta ndihmuar të notojë dhe të arrijë në brigjet e Spanjës, ka kthyer edhe njëherë vëmendjen në dramën që po përballen emigrantët çdo ditë.

I riu u pikas në ujë nga ushtarët në plazhin El Tarajal para se të përpiqej të kalonte murin për të hyrë në qytet.

Ushtari i cili kapi djalin, tregoi se i riu nuk kishte një familje në Marok dhe preferonte të vdiste përpara se të pranonte të kthehej në vendin e tij. Duke qarë, ai u shoqërua në zonën e sigurisë mes dy vendeve, së bashku me emigrantët e tjerë.

“Ai nuk donte të kthehej, nuk kishte familje në Marok, nuk i interesonte nëse do të vdiste nga i ftohti. Ai preferoi të vdiste, sesa të kthehej në Marok,” – u shpreh Rachid Mohamed al Messaoui, ushtari i cili përktheu kur djali u kap duke vrapuar në bregdet.

“Unë kurrë nuk kam dëgjuar diçka të tillë nga dikush kaq i ri,” – shtoi ushtari.

Deportimi i të miturve është i paligjshëm në Spanjë dhe ata qëndrojnë në një hapësirë të improvizuar për pritje në Ceuta. Ndërkohë që autoritetet u kanë bërë thirrje familjeve të mos lejojnë fëmijët të largohen nga shtëpitë dhe të përballojnë vështirësitë.  djali ishte një nga rreth 8.000 emigrantet që notuan ose përdorën gardhin kufitar në enklavë këtë javë. Spanja ka vendosur trupa në Ceuta për të patrulluar kufirin me Marokun dhe e quajti situatën aktuale një krizë për Evropën.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga 10 metër lartësi në vendin e punës, zbulohen detaje të reja lidhur me 41- vjeçarin shqiptar në Itali

Humbi jetën pasi ra nga 10 metër lartësi në vendin e punës, zbulohen detaje të reja lidhur me 41- vjeçarin shqiptar në Itali