Europa League ka rezervuar një superpërballje që në fazën ‘play-off’, që zhvillohet para 1/8. Barcelona që zbriti nga Champions-i do përballet me Manchester United, dy skuadra që nga opinion konsideroheshin si finaliste. Ndryshe rezultoi fati për Juventusin, pasi ‘goglat’ e vendosën kundër Nantes, ndërsa më e vështirë ishte për Romën, që përballë do ketë austriakët e Salzburg.

Shorti i fazës 'play-off'

Barcelona vs Manchester United

Juventus vs Nantes

Sporting Lisbona vs Midtjyland

Shakhtar Donetsk vs Rennes

Ajax vs Union Berlin

Leverkusen vs Monaco

Sevillia vs PSV 

Salzburg vs Roma